Agim Nesho: BE dënoi Shqipërinë, pasi nuk plotësoi kushtet

198
Sigal

Ish diplomati, Agim Nesho ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit në samitin e Brukselit ku sërish pati një vendim negativ sa i takon hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Nesho tha se arsyeja kryesore ishte mos-përmbushja e kritereve dhe standarteve nga ana e këtyre vendeve dhe jo vetoja bullgare. Ndërsa më tej, ai tha se retorika e Ramës ishte e gabuar pasi kishte rënë pre e Vuçiç ndërkohë që ky i fundit ishte në pozicion tjetër pasi Serbia i ka hapur negociatat me BE-në. “Deri tani Ballkani Perëndimor është trajtuar në bazë të kritereve, që duhen përmbushur dhe këto vende janë shumë larg atyre standarteve që duhet të arrijnë për t’u anëtarësuar në BE. Nuk është e nevojshme të dënohet Europa se nuk ka një vendimmarrje ose ka mangësi në mekanizmin e saj të zgjerimit, por duhet të kemi konceptin e drejtë. Retorika e Ramës ishte në funksion të prezantimit më të fuqishëm të Ballkanit të Hapur, prandaj edhe tre liderët ballkanikë morën pjesë në Samitin e Brukselit. Kjo tregon shumë, sepse ka rënë pre e iniciativave të Vuçiç, i cili nuk është në të njëjtin status pasi Serbia i ka hapur negociatat me BE-në, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut jo” – u shpreh Nesho.