Tenori Agim Hushi: Kartolina e fundit për Mirela Kumbaron!

706
Sigal

Pas largimit të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro nga posti i saj, ka reaguar edhe Tenori Agim Hushi.

Në një postim në facebook Tenori Agim Hushi shkruan se: ‘populli thotë thefsh qafën ashtu siç ia theve kulturës për 6 vitet e tua të padenja.

Ja postimi i plotë i Agim Hushit në Facebook:

Kartolina e fundit për Mirela Kumbaron!

Shkofsh e mos u kthefsh më kurrë!

Populli thotë thefsh qafen ashtu siç ia theve kulturës për 6 vitet e tua te padenja
Une do të të kujtoj me neverinë më të thellë si njeriu që gjykoje artin dhe artistët me mendjelehtesin e një femre te cekët, të pakulturë dhe me një cinizëm fyes për të gjithë ne që aspirojmë kulturen shqipe!

Përsonalisht të imagjinoj si shtrigen e frikshme të kulturës!
Lerja vendin kulturës dhe marrsh me vete folenë tende mbushur me gjarpërinj që helmojnë kulturën në cdo cep!
Miqt e mije artistë rroftë arti i lire!

Gezuar vitin e ri te çliruar nga nje makth i frikshëm psiqik dhe okult!
Suksese në krijimtarinë tuaj!
Se di sa do vazhdojë ky gezim por të pakten kemi rast për tiu gezuar vitit te ri deri me 7 Janar!

Ja mesazhi që me dergoi inbox nje artist i madh i operas, arsyeja pse une ndjeje të njejtën gjë:

Më ne fund nje lajm i mire per ne …që sakrifikuam…për të lënë gjurmë në artin tonë operistik…po që sna e diten e sna vlersuan..po vlersojnë e do vlersojnë pseudo artistët dhe mirimangat si puna e ketyre ministreve..me vjen mire që me ne fund u pre koka e një kucedre…po ka dhe shumë koka..kjo kucedra që mbulon artin …të pershendes..e vit të mbarë për familjen tuaj..

Kartolina e fundit perMirela Kumbaron!Shkofsh e mos u kthefsh me kurre!Populli thote thefsh qafen ashtu sic ia theve…

Publiée par Hushi Agim sur Vendredi 28 décembre 2018