AFP dhe “Bomba” e BBC që do të shpërthejë të enjten

535
Sigal

 

 

“BBC”: Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit në
kontinent

 

Ditën e enjte në
orën 11:00 paradite, agjencia botërore e lajmeve “BBC” do të transmetojë një
reportazh në lidhje me kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Në faqen online të “BBC” njoftohet se ditën e
enjte në ora 11:00 do të transmetohet një reportazh në lidhje me Shqipërinë dhe
lajmin që po bën kultivimi i kanabisit në këtë vend të vogël të Evropës
juglindore. “Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë.
Kjo industri e paligjshme mbikëqyret nga grupet e krimit të organizuar, ndërsa
filloi në fund të viteve 1990 dhe është përhapur në të gjithë këto vend të vogla
të Ballkanit. Shumica e këtij ‘ari të gjelbër” trafikohet jashtë, fshatra
të tëra e kanë varur jetesën nga paratë që vijnë prej tij. Qeveria shqiptare po
përpiqet të ndalojë këtë industrinë me zhdukjen e miliona bimëve, dhe duke
gjetur dhe asgjësuar sasi të mëdha të cilat janë tharë dhe përgatitur për treg
në vende të fshehta”, shkruhet në faqen e “BBC”. Kultivimi i kanabisit në
Shqipëri prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Agjencia
franceze e lajmeve “AFP”: Shqipëria, vend transit për kokainën dhe heroinën
afgane.

Mediat e huaja
vijojnë të raportojnë për situatën e kultivimit të marijuanës në vendin tonë.
Agjencia franceze e lajmeve “AFP” shkruan se ndër të tjera përveç kultivimit të
marijuanës, Shqipëria është kthyer dhe në një vend transit për kokainën dhe
heroinën afgane. Në këtë shkrim thuhet se vendi ynë është shndërruar në një
korridor kryesor transiti për kokainën që vjen nga Amerika e Jugut dhe heroinën
afgane, që kanë destinacion Evropën. Në Shqipëri 1 kg kanabis shitet për 200-300
Euro, ndërsa kur shitet në tregun evropian ,kryesisht në Itali dhe Greqi çmimi
është dhjetëfish më i lartë, thotë “AFP”, duke shtuar se shumë policë dyshohet,
se janë të përfshirë në kultivimin e drogës në vend.