Afera e inceneratorëve / SPAK regjistron procedim penal ndaj Arben Ahmetajt, Stela Gugallja kërkon azil politik. Ja si sëmurën zyrtarët kur arrestohen

134
Sigal

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj Arben Ahmetajt, për dhënien me koncesion për inceneratorin e Elbasanit. Zyrtarisht struktura antikorrupsion tha për Fax Neës, se është duke analizuar veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit, që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. SPAK është duke mbledhur prova e të dhëna, edhe nga kompjuterat e sekuestruara dhe të e-maileve, që janë shkëmbyer mes ish zv kryeministrit dhe fituesve të koncesionarit. Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha komunikimet që ish zv kryeministri ka kryer me personat nën hetim, që fituan koncesionin. Gjithashtu SPAK po kryen veprime hetimore, ku janë duke u verifikuar me anë të sistemit TIMS, të hyrje-daljeve të Ahmetajt, në periudhën kur edhe janë prenotuar hotelet nga Klodian Zoto, pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit. Gjithashtu, po verifikohen edhe udhëtimet që Ahmetaj mund të ketë bërë me biznesmenët, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja. Për inceneratorin e Elbasanit, dosja është ndarë në dy fraksione 277 dhe 277/1.