Afera e inceneratorëve nisi më 4 shkurt 2014: Nga 12 anëtar, 9 nuk pranuan që të firmosnin

Dokument për SPAK/ Afera e plehrave nisi me Komitetin e Emergjencave ku nga 12 anëtarë, votuan 3 dhe 9 firma u falsifikuan! Vendimi u la vetëm me datë, pa numër protokolli me qëllim që të falsifikohej, prandaj duhet bërë ekspertiza e firmave të tjera. Por edhe nëse janë hedhur prej tyre është mashtrim, pasi ata nuk kanë qenë në mbledhjen kur u shpall emergjenca e mbetjeve, duke i hapur rrugën krimit financiar 430 milionë euro me landfillet

Dokument për SPAK/ Vendimi u la vetëm me datë, pa numër protokolli me qëllim që të falsifikohej, prandaj duhet bërë ekspertiza e 6 firmave të tjera, nëse janë hedhur prej atyre që kanë emrat e shtuar apo janë false. Por edhe nëse janë hedhur prej tyre është mashtrim, pasi ata nuk kanë qenë në mbledhjen kur u shpall emergjenca e mbetjeve, dhe kemi të bëjmë me falsifikim formularësh që i hapi rrugë krimit financiar 430 milionë Euro me landfillet

 Dokumenti që po publikojmë, tregon se afera korruptive e landfilleve, nuk ka qenë “emergjencë e mungesë përvoje menaxhimi kur u vodhën”, por ka qenë skenar para ardhjes së “Rilindjes” në pushtet, prej grupit “Rama-Zoto-Mërtiri”.

Sigal

Ndërsa zyrtarisht, zbatimi ka nisur dy muaj pasi Edi Rama hyri në zyrë, me VKM nr. 967, datë 25.10.2013, për krijimin dhe detyrat e Komitetit të Emergjencave Mjedisore.

Me këtë vendim qeverie, Babloku krijoi një komitet fantazmë të paligjshëm e shtojcë “kukull” të Ministrisë së Mjedisit, përbërë vetëm nga 11 zv/ministra të 11 ministrive dhe Ministri i Pushtetit Vendor, Bledar Çuçi, por i drejtuar nga zëvendësja e Lefter Kokës.

Fakti, që ky vendim kishte si objekt vetëm kompetencën për shpalljen e fillimit dhe mbarimit të emergjencës mjedisore në Shqipëri, tregon se është sajuar qëllimisht në favor të skenarit të landfilleve, mbasi në atë kohë ishin dhe janë ende në fuqi 3 ligje e 6 vendime për mbetjet.

Më 5 shkurt 2014, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga sekretari Ëngjëll Agaçi, zhvilloi një mbledhje urgjente në zyrën e Lefter Kokës, vetëm me 5 anëtarë të  komitetit. të Mbetjeve.

Për atë mbledhje, ishin njoftuar vetëm këta anëtarë zv/ministra: Oljana Ifti e Mjedisit, Ylli Manjani i Transporteve, Gjon Radovani i Turizmit, Arben Isaraj i Drejtësisë e Dritan Hila i Mbrojtjes, ndërsa 7 të tjerët nuk ishin, fakt që nuk mund të besohet se kanë shpërfillur Ramën.

Po me 5 shkurt 2014, referuar pikës 4/C të vendimit të qeverisë, u hartua një vendim pa numër protokolli, ku deklarohej se komiteti kishte vendosur: Shpalljen e emergjencës të mbetjeve; ndërhyrjen urgjente dhe angazhimin e 12 ministrive që kishin anëtarë në komitet.

Nga 5 anëtarë prezent, ky vendim u firmos vetëm nga 3 prej tyre, konkretisht nga Oljana Ifti e Mjedisit, Gjon Radovani i Zhvillimit Urban dhe Dritan Hila i Mbrojtjes; ndërsa Arben Isaraj i Drejtësisë dhe Ylli Manjani i Transporteve nuk pranuan të firmosnin, mbasi nuk ishin mbi 70% e anëtarëve, nuk kishte relacion për emergjencën e mbetjeve dhe komiteti ishte krijuar jashtë ligjit.

Mirëpo Rama, miratoi menjëherë Akt-Normativ për emergjencën e mbetjeve, duke përdorur një vendim tjetër në emër të komitetit, ku ishin shtuar 6 firma për të krijuar shumicën me 9 anëtarë.

Prandaj vendimi u la vetëm me datë, por pa numër protokolli miratimi e regjistrimi, dokument i falsifikuar që e ka në dosje dhe SPAK, ndërsa hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë dorëzuar dhe dokumentin origjinal me 3 firma sipas pamfleti .SPAK duhet ta administrojë si provë atë dokument dhe të bëjë ekspertizën e 6 firmave të tjera, nëse janë hedhur prej tyre që kanë emrat e shtuar apo janë false; por dhe nëse janë hedhur është mashtrim, mbasi ata nuk kanë qenë në mbledhjen e shpalljes së emergjenca së mbetjeve në shkallë vendi, kështu që edhe nëse 6 firmat janë reale, kemi të bëjmë me falsifikim e mashtrim.

Me këtë vendim fals, kryeministri ka nisur procedurat e dhënies së landfilleve në Elbasan e Fier dhe më pas në Tiranë, por dhe vetë Rama, pyetjeve të bëra në komisionin hetimor për bazën ligjore të shpalljes së emergjencës, iu përgjigj: – “Qeveria ka zbatuar vendimin e komitetit”.

Mirëpo, ky komitet nuk ka pasur të drejtë ligjore për një vendim të tillë, ndërsa SPAK, përveç paligjshmërisë së krijimit të komitetit, të hetojë dhe faktin, që ky komitet ka bërë vetëm mbledhjen e datës 5 shkurt 2014 dhe është shpërndarë, ndërsa vendimi me 3 firma reale e 6 firma false është përdorur për dhënien e të 3 landfilleve.

Edhe inceneratori i Tiranës filloi të incenerojë miliardat e shqiptarëve

Telegraf në vitin 2018 ka denoncuar se si  inceneratori i Tiranës ka marrë pagesa pa filluar punën. 10 mld lekë ka arritur vlera e përfituar nga Zoto për inceneratorin e Fierit, por ende incenerator nuk ka; 17 mld lekë ka shkuar vlera që po Zoto ka marrë nga inceneratori i Elbasanit, që ende nuk dihet çfarë po inceneron. Filluan dhe pagesat, gjithnjë për Zoton dhe shoqërinë e tij fantazmë, për inceneratorin e Tiranës. 317 mln lekë kësti i parë, sipas të dhënave online të Thesarit. As për këtë incenerator s’ka të dhëna që të jetë ndërtuar e filluar punën. Skandali Xhafaj mori stafetën e skandalit të radhës, e ndërkohë lumenjtë e parave të shqiptarëve, vazhdojnë të gllabërohen e zhvaten nga të katër anët me serinë e pafund të kontratave publike, që më shumë ngjasojnë me kambiale nominative. T’i japësh firmës tokën me mijëra metra 2, projektin e fisibilitetit, t’i bësh kontratë nga ti dhe t’i japësh dhe paratë ,kjo është super skandal. PPP jepen nga shteti për ato investime ku shteti nuk ka interes apo para për ta bërë vetë dhe këto para merren pjesë –pjesë nga koncesionari sipas kontratës së përgatitur nga shteti dhe kompania përfituese e inceneratorëve. “Telegraf”, ishte dhe do të jetë me zërin dhe hallet e qytetarëve dhe jo batakçinjëve që po groposin financat kombëtare.