Afera e inceneratorëve/ Akuzat rëndojnë mbi Bllakon për letrat e firmosura nga kryebashkiaku i Fierit, Subashi rri jashtë radarit të hetimit

183
Sigal

Bllako në pranga për letrat e Armando Subashit. Kryebashkiaku i Fierit jashtë radarit të SPAK

 

Po në të njëjtën datë, në 22 nëntor 2016, Subashi njofton Ministrinë e Mjedisit për dakordësinë e tij.Veprimet në kohë rrufe, brenda të njëjtës ditë, janë një dëshmi e fortë se kryebashkiaku i Fierit ishte tërësisht në dispozicion të kërkesave të kompanisë së Klodian Zotos.Pas kësaj dakordësie, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Fierit vijojnë komunikimin për shpronësimin e tokës.

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, gjendet prej ditësh në paraburgim, nën dyshimet se ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumentat e tokës mbi të cilin do të ndërtohej inceneratori i Fierit, me pasojë dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën 160 milionë lekë të vjetra.Po ashtu, SPAK dyshon se, nëpërmjet këtij favorizimi, kompania koncensionare “Integrated Technology Ëaste Treatment, Fier”, ka paguar në formë korrupsioni babain e Alqi Bllakos, me pagë fiktive 146 milionë lekë të vjetra, në landfillin e Sharrës, i kontrolluar nga i njëjti grup kompanish.Pra, deri më tani, Bllako, i cili më herët ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ka mbi kurriz vetëm akuzat që lidhen me tokën në Fier dhe rrjedhojat e saj.Ashtu si “tango kërcehet dyshe”, edhe Alqi Bllako nuk ka vepruar i vetëm në këtë procedurë. Në të gjithë hapat administrativë gjendet edhe emri i kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, i cili, të paktën deri më tani, nuk ka hyrë në radarin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK.

***

Në 24 Tetor të vitit 2016, Ministria e Mjedisit dhe dy kompani private, të cilat më pas krijuan shoqërinë “Integrated Technology Ëaste Treatment”, nënshkruan kontratën koncensionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier, me kosto rreth 30 milionë euro.

Kompania zotërohet në 70 përqind të saj nga Klodian Zoto, një emër që shfaqet edhe në koncensionet për impiantet e ngjashme në Elbasan dhe Tiranë.

Palët ranë dakord për të gjithë detajet e kontratës, përfshirë edhe vendin se ku do të ndërtohej impianti. Por, menjëherë pas nënshkrimit të saj, kompania koncensionare ngriti pretendime për tokën, duke kërkuar zhvendosjen e saj.Në 1 Nëntor 2016, administratori i kompanisë koncensionare, Arenc Myrtezani, i drejtohet Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Fierit, të drejtuar nga Armando Subashi, për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të vendndodhjes së ndërtimit të impiantit.Kërkesa pranohet menjëherë nga kryebashkiaku Subashi, duke ngritur një grup pune për shqyrtimin e alternativave të reja.

Komisioni i sugjeron Këshillit Bashkiak një listë me 10 alternativa, ndër të cilat shtatë ishin tokë shtet dhe tre të tjera pronë private, që kërkonin shpenzime për shpronësim.

Kompania koncensionare, e cila duket se ishte në dijeni të veprimeve të administratës lokale, me një shkresë të datës 22 nëntor 2016, i sugjeron Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Fierit që të përcaktonin një sipërfaqe toke arë me pronësi 113 mijë metra katrorë, në pronësi private të shtetases Nevin Godo, bashkëshorte e ish-politikanit të ndjerë, Sabri Godo.

Por, vetëm një ditë para kësaj kërkese, e konkretisht në 21 nëntor 2016, Subashi i ishte drejtuar zyrtarisht pronares Godo për ta pyetur nëse ishte e interesuar për shpronësimin e tokës së saj.Datat në dokumenta dëshmojnë se ndërmjet Subashit dhe kompanisë së Klodian Zotos ka pasur një koordinim perfekt, aq sa kryebashkiaku e ka parashikuar se çfarë do të kërkonte shoqëria private.Në të njëjtën ditë me kërkesën e kompanisë së Zotos, pra në 22 nëntor, Ministria e Mjedisit i drejtohet Bashkisë së Fierit nëse është dakord me shpronësimin e tokës arë të Nevin Godos.Po në të njëjtën datë, në 22 nëntor 2016, Subashi njofton Ministrinë e Mjedisit për dakordësinë e tij.Veprimet në kohë rrufe, brenda të njëjtës ditë, janë një dëshmi e fortë se kryebashkiaku i Fierit ishte tërësisht në dispozicion të kërkesave të kompanisë së Klodian Zotos.Pas kësaj dakordësie, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Fierit vijojnë komunikimin për shpronësimin e tokës. Boldneës analizon se në 30 nëntor, Kryetari i Komisionit të Shpronësimeve në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi, edhe ky i arrestuar së fundmi, njofton Subashin për vlerën e shpronësimit të tokës që do të kalonte në favor të koncensionarit të mbetjeve urbane.Në shkresë e nënshkruar nga Abeshi thuhet se vlera e shpronësimit është 46.299.060 lekë.Në të njëjtin dokument, përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit kërkon nga Armando Subashi që të konfirmojë nëse Bashkia e Fierit i ka mundësitë financiare për shpronësimin.Në mënyrë urgjente, vetëm një ditë më pas, në 1 Dhjetor 2016, Subashi konfirmon se është dakord dhe shprehet i gatshëm për vijimin e procedurave të shpronësimit.Në 28 Dhjetor 2016, Këshilli i Ministrave miraton vendimin nr. 951, për “shpronësimin për interes publik” për pasurinë e paluajtshme ku do të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve.Në atë vendim, shënohet se lloji i pronës është “tokë truall” dhe vlera është 46.299.060 lekë, shifër e njëjtë me atë që ishte dakordësuar më herët në komunikimet mes Armand Subashit dhe Pëllumb Abeshit.Armando Subashi, i cili ishte në dijeni të të gjithë procedurave dhe vlerës së shpronësimit, njihet me vendimin e Këshillit të Ministrave, në fund të janarit 2017.Vetëm në atë moment ai kupton se ishte bërë një “lapsus”. Toka e përfshirë në shpronësim ishte e llojit “arë”, ndërsa veprimet financiare ishin kryer duke e konsideruar “truall”.Ndryshimi i llojit të tokës shoqërohet edhe me ndryshimin e faturës së shpronësimit.Subashi vë në dijeni Ministrinë e Mjedisit për “lapsusin”, ndërkohë që merr përgjigje nga Lefter Koka që të vijojë procedurat sipas ligjit.Asgjë nuk lëvizi. Subashi zbatoi Vendimin e Këshillit të Ministrave, në bazë të të cilit shtetit iu shkaktua një dëm prej 160 milionë lekë të vjetra, aq sa ishte diferenca e vlerës së shpronësimit të “tokës arë” me “tokën truall”.Për këto “manovra”, aktualisht janë të arrestuar ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe Pëllumb Abeshi.

Ndërkohë, Armando Subashi vijon të jetë në detyrë, megjithëse roli i tij në shpronësimin e tokës dhe, rrjedhimisht në dëmin ekonomik ndaj shtetit, duket se është i ngjashëm me dy zyrtarët e tjerë të arrestuar.