Afati përfundoi para 1 jave, KQZ shpërblen me 1.1 milionë euro firmën që bëri platformën e regjistrimit të diasporës!

57
Sigal

Një javë pas përfundimit të afatit për regjistrimin e shqiptarëve të diasporës për të votuar më 11 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërblyer me plot 1 milionë euro firmën që bëri aplikacionin. Mësohet se, drejtuesit e KQZ-së negociojnë direkt me firmat “e preferuara” për t’ua dhënë atyre këtë tender, me vlerë goxha të lartë.

 

Një javë pas përfundimit të afatit për regjistrimin e shqiptarëve të diasporës për të votuar më 11 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërblyer me plot 1 milionë euro firmën që bëri aplikacionin.

Me një njoftim të beftë në Agjencinë e Prokurimit Publik, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se ka hapur një tjetër procedurë suporti. Nuk bëhet fjalë për tender, por për një “shpërblim” ndaj firmës që fitoi tenderin e parë. Ajo që bie në sy është se, nëse tenderi i madh ishte 2.1 milionë euro, “shpërblimi” do të jetë mbi 1 milion euro.

Një vlerë tepër e madhe, aq më tepër që e gjithë shuma do të jepet me negocim, ose më saktë në formën e grantit. Aktualisht, KQZ nuk ka dhënë shumë informacione përse po e jep këtë shumë, teksa shkruan vetëm suport.

Afati përfundoi para 1 jave, KQZ shpërblen me 1.1 milionë euro

Faksimile: Njoftimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për hapjen e tenderit për suportin e platformës

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi në APP procedurën e prokurimit “shërbime të suportit dhe përditësime për Votimin Elektronik për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025”.

Mësohet se fondi i gjithë procedurës është 110.342.551 lekë, teksa nëse do të konvertohet në euro shuma shkon në rreth 1.1 milionë euro. Komisioni thotë se kjo shumë do të jepet “me negocim, pa njoftim”, teksa nuk jep informacione të tjera.

Ndërkohë, VoxNews ka mësuar se tenderi i parë është bërë në vitin 2024. Në muajin nëntor të vitit 2024, redaksia jonë publikoi investigimin për tenderin e Celibashit, me objekt, “platforma elektronike e regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe shërbimet mbështetëse të saj”.

Fondi limit ishte 208,333,333 lekë, ose rreth 2.1 milionë euro dhe fituesi u shpall në muajin nëntor 2024. Bëhet fjalë për module, sistem i marrjes së të dhënave, platforma kompjuterike dhe shërbime për krijim programesh për përpunim të moduleve. Edhe në atë kohë, procedura u bë “me negocim, pa njoftim”.

Afati përfundoi para 1 jave, KQZ shpërblen me 1.1 milionë euro

Faksimile: Tenderi me vlerë 2.1 milionë euro i hapur nga KQZ në vitin 2024

Mësohet se, drejtuesit e KQZ-së negociojnë direkt me firmat “e preferuara” për t’ua dhënë atyre këtë tender, me vlerë goxha të lartë. Vitin e kaluar, KQZ-ja miratoi rregullat teknike të administrimit të Platformës Elektronike të Regjistrimit.

“Platforma do të krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga KQZ dhe do të jetë e disponueshme dhe e përdorshme në të dy versionet, desktop dhe mobile, pa u kushtëzuar nga lloji i pajisjes që do të përdorë zgjedhësi. ‘PER’ do të ketë dy module kryesore: Moduli i regjistrimit dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, të cilët do të mundësojnë një proces të sigurt dhe të besueshëm për menaxhimin e kërkesave për regjistrim” thuhej në këtë njoftim.

Në datën 4 mars 2025, përfundoi afati për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë kërkesë në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Procesi nisi më 11 janar dhe deri më 5 mars kërkesat për regjistrim ishin 294.155, nga të cilat iu është miratuar kërkesa për regjistrim 231.900 zgjedhësve.

 

01

Zgjedhje të reja, avazi vjetër. Milionat e KQZ-së pa garë dhe vetëm me negocim

Faksimile: Njoftimi i KQZ-së për fituesin e tenderit të prodhimit të fletëve të votimit të 11 Majit.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të shpenzojë miliona euro, me justifikimin se “po jepen për sigurinë e votës”. Pavarësisht se këto janë zgjedhje të reja, avazi i drejtuesve të KQZ-së është i vjetër, pasi të gjitha procedurat bëhen pa garë dhe vetëm me negocim. I tillë ishte edhe rasti i platformës elektronike të regjistrimit të emigrantëve, që denoncoi pak ditë më parë VoxNeës.

Në muajin nëntor 2024, KQZ akordoi një shumë prej 2.1 milionë eurosh për të ngritur platformën e votuesve nga jashtë. Ndërkohë, ditët e fundit u akordua një shumë tjetër me vlerë 1.1 milionë euro për suport dhe shërbime. Të dyja procedurat u bënë me negocim, pa asnjë garë.

Ndërkohë, vetë KQZ po vijon të shpenzojë miliona euro për votën e 11 Majit. Sipas dokumenteve që disponon, Celibashi ka urdhëruar bërjen me shpejtësi të tenderit për prodhim të vletëve të votimit. Por, a ka garë?!

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i KQZ-së, që ka shpalur fitues firmën sllovene “Cetis, Graphic and Documentacion Service d.d”. Më saktë nuk është një tender, pasi procedura u bë me “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Drejtuesit E KQZ-së negociuan me firmën sllovene, pasi më parë kanë dështuar tenderët e fletëve të votimit. Vetë firma është një e “njohur” e Celibashit, pasi edhe në zgjedhjet e kaluara ka fituar miliona euro.

Sipas dokumenteve që disponon procedura kishte si objekt “prodhimi i fletëve të votimit dhe maskave për leximin e fletëve të votimit”. Firma “Cetis …” ofroi 81.691.283 lekë pa TVSH, ose rreth 820 mijë euro.

Por, kjo s’është hera e parë që bëhen tenderët me negocim nga KQZ. Në zgjedhjet e kaluara, Celibashi prokuroi rreth 15 milionë euro për zgjedhjet e vitit 2023. Mësohet se, KQZ-ja ka një rrjet firmash të favorizuara, të cilat fitojnë gjithmonë procedura në atë institucion. E tillë është kompania hollandeze “Smartmatic International”, e cila fiton tenderët për votimin dhe numërimin eektronik. Por, fituese kanë dalë edhe firmat shqiptare “R&T” dhe “Farma Net Albania”. Edhe në zgjedhjet e vitit 2023, firma sllovene “Cetis…” ishte fituese e një tenderi të ngjashëm.