“Aeroportin e Kukësit e kam bërë unë”, Presidenti Meta ironizon Ramën: Nuk e gjeta hapur këtë të Vlorës, u ula në Orikum

191
Sigal

Nga Vlora presidenti Ilir Meta ka ironizuar projektet e qeverisë për aeroportet në vend. përpara gazetarëve kreu i shtetit tha se aeroportin e Kukësit e ka bërë ai kur shërbente si kryeministër. Me ironi gjithashtu, Meta tha se duke qenë se aeroportin e Vlorës nuk e gjeti hapur u ul në atë të Orikumit.

“Që të mos cënojmë sigurinë kombëtare dhe të të gjithë qytetarëve që përdorin aeroportin e Rinasit, se këtë të Vlorës nuk e gjeta hapur, e ula avionin në Orikum,” tha presidenti.

“Aeroportin e Kukësit e kam bërë unë kur isha kryeministër dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe. E kam bërë unë, dhëmë dhënë ato 20 milion dollarë për t’i nderuar për ndihmën e Kosovës, etj. i vumë edhe emrin e sheikut që më priti mua. Ata kishin marrë angazhime të mëdha që të bënin fluturime, Dubai, Kukës, Londër erdhi një i papërgjegjshëm pas meje, natyrisht jo zoti Majko por një tjetër dhe i hoqi emrin. Ata u mërzitën dhe nuk kanë hapur as ambasadë sot. Se i fusin këta një bojë dhe një tender është çështje tjetër,” theksoi kreu i shtetit. Gjithashtu, Meta apeloi edhe njëherë për zgjidhje të situatës me kontrollorët, të cilët janë futur në grevë duke pezulluar këhstu të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit. “Dua ti sqaroj të gjithë qytetarët se presidenti ka qenë është dhe do të jetë për të gjetur zgjidhjen. U them kontrollorëve qëndroni në detyrë dhe sa më të qetë. Duhet të jeni aty pa asnjë lloj stresi. Ju garanton Presidenti çdo gjë do të plotësohet. Nëse qeveria i jep zgjidhje sot është mrekulli dhe do e duartrokasim,” tha Meta.