Adriatik Llalla votohet me 75 vota pro si Kryeprokuror, PS abstenon

429
Sigal

Adriatik Llalla do të jetë Kryeprokurori i ri i Shqipërisë, pasi mori ‘OK” e Kuvendit. Me 75 vota pro, dhe 54 abstenime Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit te Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Adriatik Llalla pas marrjes së miratimit nga Komisioni i Ligjeve mori miratimin edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, abstenoi, pasi pak ditë më parë shprehu qëndrimin e saj se janë dakord me emrin, por e cilësojnë procesin si antikushtetues. Deputetët Kastriot Islami, Dritan Prifti, Vangjel Duke dhe Gazmend Oketa, votuan “pro” ashtu siç kishin deklaruar më parë, ndërsa deputeti Tom Doshi nuk ishte fare i pranishëm në sallë. Edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk ishte në sallën e Kuvendit, në momentin që u votua kandidatura e Adriatik Llalla për Kryeprokuror. Adriatik Llalla, aktualisht kreu i ILDKP-së, duke e quajtur detyrën e re sfidë dhe përgjegjësi të madhe ka garantuar se do të luftojë korrupsionin edhe brenda Prokurorisë.