Ademi: Qeveria nuk ka raportuar shifrat e sakta të viktimave në Shkodër

416
Sigal

Ditën e sotme në një emisionin në Top Channel, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, deklaroi se ministria e Shëndetësisë nuk i ka raportuar të dhënat e sakta nga Shkodra.

“Ka pasur viktima nga Shkodra që kanë ndërruar jetë, duke pasur sëmundje të tjera por që janë prekur edhe nga Covid-19. Janë 5 viktima të tilla. Këto kanë ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës dhe atë të Tiranës”- tha Ademi.

E kundërshtoi zv-ministri Lamallari i cili tha se nuk ka një qëllim për të fshehur të dhënat. “Nuk ka kuptim që të fshihen të dhënat”- tha Lamallari.