AAK: Kosova nuk ka instrumente politike për të zbatuar reciprocitet ndaj Serbisë

494
Sigal

Partia e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do të shfrytëzojnë çdo mjet demokratik, për të parandaluar vendimin e Qeverisë Kurti.

Deputeti, Pal Lekaj këtë e bëri të ditur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të grupit parlamentar.

“Kosova nuk ka instrumente politike për të zbatuar reciprocitet ndaj Serbisë”.-shprehet AAK-ja

Këta të fundit kanë treguar se do të nisin mbledhjen e mbi 40 nënshkrimeve të deputeteve, të nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.

Përfaqësuesi amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka ripërsëritur gjatë së martës kërkesën për heqjen e taksës, duke thënë se “tarifat duhet të hiqen në mënyrë që të ketë investime, e ky është thelbi”.

Ky vendim pritet të jetë vendimi i parë i Qeverisë Kurti, por të zëvendësohet me reciprocitet.