A përbën përhapje paniku ky lajm i kryeministrit ?!

526
Sigal

Pas sportit, investimet e qeverisë prekin edhe artin. Ministria e Kulturës prezantoi sot projektet për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe ndërtimin e Qendrës Multifunksionale të Kulturës, ose Teatri i ri Kombëtar. Kryeministri e cilësoi një ditë të shënuar: Rama: Është një ditë e shënuar mirë në kalendarin e  Ministrisë së Kulturës për ta kremtuar me këtë aktivitet që synon të propovojë rindërtimin e TKOB dhe ndërtimin e një skene terësisht të re për njerëzit e teatrit, një hapësirë që për çerek shekulli ishte e braktisur dhe mbushur me mbeturina të kohës së shkuar.Shërbente dikur si laborator hidroteknik, sot ka nisur të transfomrohet në skenën e re të kryeqytetit. Kryeministri citoi një shprehje të aktorit Kadri Roshi për të treguar harresën shumëvjeçare të institucioneve të skenës. Rama: Kadri Roshi u thoshte dikur studentëve se nëse nuk bëhesh me pluhur në skenë nuk mund të bëhesh kurrë aktor.Po të ishte pluhuri kriteri i vetëm ne do të kishim nxjerrë çdo vit aktorë të denjë për skenat më prestigjioze të botës dhe mbase do ishim bërë qendra e botës për përgatitjen e aktorëve. Fatkeqësisht pluhuri për të cilin fliste Kadriu është diçka krej tjetër nga pluhuri i braktisjes dhe harresës që ka zënë shtresa shumëvjeçare në institucionet e skenës nga pikëpamja e kujdesit për infrastrukturën e tyre. Një përgjigje rezervoi edhe për atë që Rama e cilësoi plagën e tij të vjetër, Teatrin Kombëtar. Kryeministri u bëri të qartë kritikëve se shembja e godinës është e paevitueshme, sa pa shkaktuar ndonjë tragjedi. Rama: Nuk po flas për plagën time të vjetër, Teatrin Kombëtar. Shoh këtu disa nga ata që më kundërshtonin në atë kohë kur ju thosha se duhet shembur, duhet ndërtuar nga e para. Sot ai po shembet vetë, nga dita në ditë mund të jetë skena e një tragjedie të vërtetë, jo antike. Shpresoj që kjo të mos ndodhë, ndërkohë që ne kemi filluar të ndërtojmë këtë skenë të re që do ketë dy salla me 400 dhe 150 spektatorë dhe mjediset e tjera.Jo se do zëvendësojnë përgjithmonë Teatrin Kombëtar, por do jenë alternativë e shkëlqyer dhe me standarde që asnjëherë më parë nuk i kanë pasur regjisorët dhe aktorët e skenës në Shqipëri. Situatë jo më optimiste paraqiti edhe për TKOB. Rama: Nga ana tjetër do bëjmë më në fund dhe rindërtim e TKOB, ku sipas konstatitimeve të bëra nga grupi i ngritur për projektin dyshemeja e skenës rrezikon realisht të shembet dhe ti përpijë të gjithë skllevërit e Aidës bashkë me kë tjetër mund të gjendet rastësisht në skenë. Edhe prapaskena është vendgrumbullimi i gjithë dekoreve të vjetra dhe sistemi elektrik terësisht i amortizuar, pa llogaritur sistemin e ngrohjes dhe ftohjes që nuk mbajmë mend kur kanë funksionuar për herë të fundit. Ndërsa dritaret janë prodhim italian i vitit 1966. Ndër vite janë bërë përpjekje për rinovime të pjesshme por asnjëherë nuk është adresuar si duhet problemi i akustikës që besojmë se projekti i ri do ta zgjidhë. Kryeministri tha se këto dy projekte i kushtojnë jo pak buxhetit të shtetit. Rama: Bëhet fjalë për një investim jashtëzakonisht të konsiderueshëm për shtetin.Investimi që do bëjmë për TKOB është më i madh se investimet e bëra në infrastrukturën e artit dhe kulturës në 20 vitet e fundit. Ndërkohë që jo i vogël është dhe investimi për këtë skenë të re këtu, që  bashkë me përfundimin e rindërtimit të liceut artistik “Jordan Misja”, pas ditës së themelimit do të hyjnë për herë të parë dhe pianot e reja, shpresojmë që plotësoshet i gjithë spektri i instrumentave sepse ka nevojë alarmante. Ashtu sikundër do të ndërtohet një sallë e re, një skenë e re për nxënësit bashkë me shkollën koreografike që më në fund fillon të zhvillohet një projekt që është gati prej dy vitesh dhe vetëm për arsye administrative ka pasur pengesë bashkë me disa investime paraprave në Akademinë e Arteve. Të gjitha përbëjnë një infrastrukturë të re të arsyeshme për të përmbushur nevojat e papërmbushura prej kaq shumë vitesh për njerëzit e skenës, nga muzika tek teatri.