A kanë të drejtë studentët?

533
Sigal

A kanë të drejtë studentët? Është një pyetje që duhet të na shqetësojë të gjithëve, por më parë, duhet të bëjmë një krahasim, cilat janë të ardhurat e shqiptarëve dhe tarifat që paguajnë studentët për në universitetet publike, dhe cilat janë të ardhurat dhe tarifat e universiteteve publike në disa vende fqinjë, por edhe të Evropës. Duke bërë këtë krahasim, do të shikojmë, që shqiptarët, ndonëse kanë të ardhura më të pakta, paguajnë tarifa më të shtrenjta për universitetet publike, ndërkohë që Kushtetuta e Shqipërisë, garanton arsimim falas dhe të drejtë për këdo, pavarësisht, të ardhurave financiare. E drejta për arsim është e drejtë kushtetuese.  Neni 57 i Kushtetutës  thotë:“Kushdo ka të drejtën për arsimim”.  E drejta për arsimim kërkon njohje formale me ligj, por dhe garantim në praktikë. Tarifat krahasuar me vendet fqinje dhe BE. Tarifat e larta pengojnë gëzimin e të drejtës për arsimim

  1. Shqipëria ka tarifat më të larta për arsimin në rajon dhe Evropë 320 Euro në vit
  2. Shqipëria është vendi me nivelin e pagave më të ulëta në Evropë 190 euro/ muaj
  3. Në Kosovë, paga minimale 170 euro/ muaj, tarifa për arsimin e lartë 100 euro/ vit
  4. Në Maqedoni, paga minimale 236 euro/ muaj, tarifa për arsimin e lartë 30 euro/ vit
  5. Në Greqi, paga minimale 684 euro/ muaj, arsimi i lartë është falas
  6. . Në Francë, paga minimale 1498 euro/ muaj, tarifa për arsimin e lartë 200 euro/ vit

-7. Në Gjermani, paga minimale 1498 euro/ muaj, arsimi i lartë është falas

NOA

Rajoni dhe BE aplikojnë bursa që i mundësojnë të gjithëve të drejtën për arsimim

Studentët kanë të drejtë