“A ka qeveri më të keqe?” Petrit Vasili për rritjen e çmimit të energjisë: Përgjegjësi i vetëm është Edi Rama, të përballemi me të

171
Sigal

Një keqadministrim që shet e blen energji për interesat e xhepit. Luhatja e çmimit të bursave ka në qenë fenomen i zakonshëm në 30 vite, dhe gjithmonë në këto luhatje qeveritë kanë ndërhyrë me financimet e tyre pa ia hedhur në kurriz qytetarëve. Nuk mund të lëvizin çmimet sa herë ka luhatje në burse. Aq më tepër një vend si Shqipëria që zotëron energji. Shikoni ku e ka katandis Edi Rama. Sepse janë dhjetëra, qindra milionë të shpërdoruara, prandaj sot nuk ka instrumenta financiare për të mbështetur qytetarët.  Shkatërrimi i energjisë..Ka vetëm mnjë rrugë përballja me të vërtetën. Ka vetëm, një përgjejgës. Ky është Edi Rama. Rruga është përballja me të. Ju e patë sot si bëri avokatin e oligarkëve dhe tha ata udhëheqin, ndërsa qytetarët janë viktimat dhe Edi Rama gjithmonë kundër tyre. Oligarkët nuk dalin me fytyrën e vërtetë se druhen se zemërimi qytetar bie mbi ta. BB tha se Shqipëria ka 30% të varfër, më shumë se Kosova, Maqedonia. Kjo rritje e çmimit tqë energjisë vetëm që të shpërdoreohen më tej paratë e qytetarëve. A ka qeveri më të keqe? Kjo ekonomi nuk ka më para për të mbështetur qytetarët se miliona euro shjkojnë për koncesionet. Një borxh që po shkon afër 100% PBB. Me çfarë do t’i paguajnë qytetarët dritat? S’kanë me çfarë t’i paguajnë, do qëndrojnë në errësirë. Kjo qeveri të fut në burg. Vetëm përballja është rruga e vetme.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Edi Rama foli për krizë, por e vërteta është që kjo është një alibi për rritje çmimesh

Cila është kriza e vërtetë?
Kriza e vërtetë është propaganda e Edi Ramës, që kërkon të justifikojë rritjen e çmimit për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit.
Rama 24 orë më parë deklaroi në Abu Dabi që Shqipëria do të bëhet eksportuese neto e energjisë dhe një ditë më pas deklaroi krizën energjetike.

Shpërdorimi elektoral dhe korruptiv i vazhdueshëm i OSHEE por edhe i KESH e OST duhet hetuar deri në fund.

Luhatjet e çmimit në bursa janë fenomen i zakonshëm ndaj çdo shtet serioz ndjek situatën, menaxhon me kujdes burimet dhe ndërhyn financiarisht atëhere kur nevojitet, por nuk ndryshon çmimin sa herë lëviz çmimi në bursë.

Rama është avokat vetëm i oligarkëve dhe është vetëm në krah të tyre dhe asnjë herë në krah të qytetarëve.

As oligarkët nuk e bëjnë aq mirë dhe paturpësisht avokatinë e rritjes së çmimeve.

Rritja e çmimeve ndodh kur Shqipëria listohet si vendi me nivelin më të lartë të varfërisë me 30.8% më të varfër se të gjithë vendet përreth Kosovë, Maqedoni, Serbi.

Miliardat e koncesioneve, batërdia me tenderat, me tenderat sekretë qindra milionë euro arbitrazhe të humbura dhe qindra milionë detyrime të papaguara kompanive nuk lejojnë të ketë para për të mbështetur e ndihmuar qytetarët.

Po me se do ta paguajnë shqiptarët e varfër e 30% prej tyre në varfëri të thellë apo për Edi Ramen nuk ka rëndësi se ata do të mbeten në errësirë e fëmijet e tyre do të mësojnë me qiri.

Administrimi i energjisë së këtij sektori jetik për shtetin shqiptar duhet hetuar deri në fund pasi keqadministrimi dhe shpërdorimi po dërrmon ekonominë familjare të shqiptarëve dhe ekonomisë në tërësi.

Shkatërrimi i ekonomisë dhe qindra milionë euro që u përdorën për të blerë vota po bien mbi kurrizin e shqiptarëve.

Ndaj, rruga e vetme është nxjerrja e të vërtetave, denoncimi i mashtrimeve të qeverisë dhe përballja me to.

Ka vetëm një përgjegjës dhe një fajtor, ai është Edi Rama dhe qeveria e tij ndaj përballja është e vetmja alternativë për një qeverisje të kalbur armike të qytetarëve dhe peng e interesave të oligarkëve e trafikantëve.

Vetëm përballja është rruga e vetme asnjë të mos ketë iluzione që kjo qeveri mund të korrigjohet, mund të përmirësohët. Nje qeveri e kalbur nga korrupsioni dhe kriminalizimi nuk shërohet kurrë por vetëm përmbyset.