A i mungon Partia Socialiste? Arta Dade: Duhet një alternativë tjetër

454
Sigal

Arta Dade është një nga figurat më të njohura femra të politikës shqiptare. Si ish-deputete dhe ish-ministre e Jashtme, ajo ka treguar se i mungon Partia Socialiste.

Megjithatë, e ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” në ABC News, ajo ka theksuar se dëshiron ta shikojë partinë si demokratike, por shpesh edhe ka menduar se ndoshta është koha për të pasur një alternativë të re.

“Të them që nuk më mungon, ndoshta nuk do isha e sinqertë. Më mungon, por jam munduar t’i shoh gjërat më pak e distancuar.

Me miq të mi në parti më ka befasuar një grua nga Krutja. I shoqi i sa ka qenë kryetar i komunës, aktivist i PS, dhe më ka befasuar dhe fliste me kaq nostalgji për vitet ‘96-‘97.

Të them të drejtën dhe jam prekur. Jam e lumtur, nuk më pengon asnjëri, iu kam lënë vend vetes për të vajtur dhe për të ndarë një gëzim, apo për të kaluar një drekë të të këndshme, por në mënyrë të veçantë zonjat dhe do mbeten të pashlyeshme kujtimet e periudhave elektorale.

Partinë Socialiste dua ta shikoj realisht si një parti demokratike, por shpesh them mos ndoshta duhet nga e para ose ndoshta duhet një alternativë tjetër sepse dikush ka drejtuar me dorë të fortë dhe që ndoshta nuk është më e njëjta parti. Do dëshiroja të evoluohej në krahun pozitiv” – tha Dade.