A do penalizohen studentët dhe gjimnazistët për mungesat? Përgjigjet ministrja Shahini

350
Sigal

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar se vendosin pedagogët e lëndës nëse studentet do të penalizohen për mungesat.

Sipas Shahinit, angazhimi në mësim është i rëndësishëm qoftë edhe online.

Ndërsa për gjimnazistët, ajo ka thënë se ata që janë më të angazhuar në këtë periudhë do të marrin vlerësim më të lartë nga mësuesit.

‘Mënyra se si vlerësohen mungesat e  studentëve është pjësë e akademisë dhe e vendos vetë universiteti. E ka ne dorë pedagogu i lëndës. Gjithmonë pjesëmarrja në auditor dhe shkollë është me rëndësi. Edhe në kushtet e mësimit online do ketë një lloj evidence për ata që kanë vendosur të angazhohen ose jo. Studenti nuk do të angazhohet nëse ka një pajisje, nëse nuk e ka atëherë duhet të nangzhohet.

Ndërsa për gjimnazistët ata që janë të angazhuar do të marin një vlerësim më të lartë nga mësuesit’, u  shpreh Shahini