A do hyjë në koalicion paszgjedhor? Vasili i prerë: LSI ka vetëm një qëllim

479
Në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se LSI ka në mendje vetëm që të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet e 25 qershorit.
I pyetur nga gazetarët nëse do të bënte koalicion pas-zgjedhor, Vasili tha se i vetmi objektiv që kërkohet të realizohet është dalja forcë e parë politike.

“Ne jemi përqëndruar në një datë, 25 qershor, dhe të kemi mundësinë të garojmë si të barabartë, gjë që nuk ka qenë e mundur më parë. Jemi përballë qytetarit, jam i bindur për zgjuarsinë e shqiptarëve, dhe të jeni të bindur do shihni një rezultat ku do kujtoni fjalët e mia,” tha Vasili.

E shihni të cenuar marrëveshjen PS-LSI të cenuar?

Vasili: Na ndajnë 36-37 ditë nga zgjedhjet, e rëndësishme vetëm një gjë të bindim çdo qytetar.
Sigal