8 Dhjetori/ Erisa Xhixho: Sot 80 % e rinisë, e shohin të ardhmen larg Shqipërisë

161
Sigal

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar sot 8 Dhjetorin, ditën e rinisë.

Xhixho shprehet se sot,  pas 3 dekadash ndjen trishtim kur sheh që rinia e vendit, mbi 80% e tyre e shohin të ardhmen larg atdheut.

Statusi i plotë:

8 Dhjetor dita Kombëtare e Rinisë na bën të reflektojmë për misionin e asaj levizje aq madhështore, aq të sinqertë për idealet që përfaqësonte për thirrjen e fortë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”
Sot pas 3 dekadash ndjej trishtim kur shoh që rinia e vendit tim mbi 80% e tyre e shohin të ardhmen larg atdheut.
Ne duhet t’i rikthejmë besimin rinisë tek vendi i tyre e kjo nuk bëhet as me propagandë as me fjalë por me vendimarrje të forta sepse i kemi nje borxh shumë të madh atij brezi idelistësh që duhet ta shohin Shqipërinë e tyre të zhvilluar, me mundësi punësimi mbi bazën e meritës dhe dijeve, të sigurtë për fëmijet e tyre dhe sfiduese , dinjitoze.
Mirënjohje rinisë studentore të viteve 90 dhe vlerave aq të çmuara që ata mbartinin e që misioni ynë mbetet t’i gdhendim brenda nesh e t’i çojmë përpara ëndrrën e tyre. Ja kemi këtë borxh.