“Masakra” me fondet e Shëndetësisë/ Manastirliu jep 1.3 mld lekë pa garë për stentat, teksa të sëmurët me zemër drejtohen në privat, që të shmangin bllokimin e arteries

Ministrja e Shëndetësisë ka ndërtuar kartelin e kompanive të favorizuara, që ndajnë paratë e tenderëve. Ato fitojnë, edhe kur shkelin ligjin e konkurrencës, apo nuk plotësojnë dot kriteret. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka rritur dozën e abuzimeve tani që populli është me pushime dhe nuk vë re shkeljet, që bëhen. Ajo ka publikuar tenderin me objekt “Drug-eluting stent for restenosis- stenta të medikuara për restenozë (rrjetë që hap venat e bllokuara)”, i cili ka si fond limit vlerën prej 1.3 miliardë lekë.

Gara për këtë tender është hapur që na shtator të viti të shkuar, por për shkak të abuzimeve është penguar zhvillimi i tij dhe Manastirliu gjeti tani rastin ta kaloja fshehurazi. Qartazi që këto lloj pajisjesh janë të domosdoshme, por duket se interesi i Manastirliut është se ku do të shkojnë paratë, jo tek shërbimi.

NOA

Por, kjo aferë nuk ka shpëtuar kaq lehtë dhe ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania, për shkak të mungesë së konkurrencës. Në dokument tregohet se kanë dorëzuar ofetë vetëm firmat MONTAL sh.p.k. & O.E.S DISTRIMED Sh.p.k, si bashkim operatorësh dhe nuk ka pasur asnjë tjetër ofertë. Nëse njëherë të vetme Manastirliu do të zbatonte ligjin, kjo procedurë do të anulohej, por ajo e kishte planifikuar  fituesin, prandaj dhe firmosi kontratën me ofertuesin e vetëm sipas gijotina.

Kështu  MONTAL sh.p.k. & O.E.S DISTRIMED Sh.p.k përfituan 1.3 mld lekë për rrjetë që zhbllokojnë venat, por në fakt kanë bllokuar konkurrencën e drejtë dhe shëndetësinë falas me aferat që kryejnë.

MONTAL sh.p.k është në pronësi të Skënder Lufit, i cili ka shoqëri të afërt me ministren Manastirliu dhe numërojnë një sërë bashkëpunimesh abuzive.

Kompania në fjalë ka fituar të paktën 8 tendera me procedurën me negocim, procedure, e cila është cilësuar nga kryeministri Edi Rama “kancer që ha lekë”. Këtë deklaratë Rama e ka bërë në mbledhjen e 9 korrikut 2021 me kryetarët e bashkive për paketën e re për prokurimet publike ku kërkonte heqjen e kësaj procedure.

Procedurat me negocim, që i kanë kushtuar arkës së shtetit miliona lekë pa llogaritur shtesat apo tenderat me flamur të kuq që janë pjesë e historikut të kompanisë në bashkëpunim me institucionet e shëndetësisë.

Sakaq flitet se nuk kanë qenë të pakta rastet kur të sëmurët me zemër në vendin tonë drejtohen në spitalet private. pasi spitalet publike nuk ofrojnë shërbim në kushtet e duhura të stentës që parandalon arterien të mos bllokohet sërish.