61 kryebashkiakët, cilët kandidojnë dhe kush ka humbur besimin e qytetarëve

953
Sigal

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin krejt larg një procesi demokratik. U votua për krerët e 61 bashkive të vendit, ku për herë të parë pas rënies së komunizmit këto zgjedhje u zhvilluan pa opozitën. Manipulimet e votave me përdorimin e numrave të regjistrit themeltar dhe heshtja e ish- kreu i PD, Basha. Zbardhen urdhrat nga selia qëndrore e Rilindjes dhe sondazhi që nxjerrë zbuluar punën e kandidatëve të mazhorancës dhe renditjen pwr krerët aktual të bashkive në rast rikandidimi nw 2023

Sondazhi i zhvilluar nga Gazeta Telegraf përmes rrjeteve sociale dhe kontakteve me qytetarë të ndryshëm jep edhe një pamje më të qartë të situatës se sa të kënaqur janë më punën e kryetarëve të bashkive dhe kujt do i besonin një raund tjetër.

 Burime për gazetën ‘Telegraf’ bëjnë me dije se reagime të ashpra erdhën nga disa qytete të ndryshme në vend. Urdhrat nga selia qëndrore e Rilindjes flisnin për një rezultat votimesh shumë më të lartë nga ato që ishin në realitet.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin krejt larg asaj që mund të quhen normale. Në këto zgjedhje shqiptarët votuan për krerët e 61 bashkive të vendit, ndërsa për herë të parë pas rënies së komunizmit këto zgjedhje u zhvilluan pa opozitën. Për shkak të bojkotit të opozitës Partia Socialiste, e cila u fut në zgjedhje e vetme ka arritur të fitojë të gjithë bashkitë e vendit përveç njërës në vitin 2019. Por edhe kjo fitore do të ishte një fitore me gjak pasi edhe pse e vetme në zgjedhje PS i nxorri rezultatet me një muaj vonesë, kjo edhe për shkak të përpjekjeve kolosale për justifikimin e manipulimeve të jashtëzakoshme në këto votime. Burime për gazetën ‘Telegraf’ bëjnë me dije se reagime të ashpra erdhën nga disa qytete të ndryshme në vend. Urdhrat nga selia qëndrore e Rilindjes flisnin për një rezultat votimesh shumë më të lartë nga ato që ishin në realitet. Për këtë arsye rezultati i votave ishte një problem më vete, pasi edhe të vetëm në zgjedhje Partia Socialiste në disa qytete kishte pësuar humbje të thellë. Burime për ‘Telegraf’ gjithashtu konfirmojnë se në këto zgjedhje në fakt nuk u përdorën numri ID i qytetarëve, të cilët kanë votuar, por për të lehtësuar mundësinë për manipulime, janë përdorur numrat e regjistrit themeltar. Këto zgjedhje ishin shumë larg standardeve, që kërkonte BE dhe ndërkombëtarët, por në një farë mënyre Kryeministri arriti t’ia dilte që të merrte në duar një pushtet të pakufizuar tashmë edhe në rang lokal. Ndërsa ish- kreu i PD, Basha kishte lajmëruar se nuk do të lejonte zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, në një vendim të momentit të fundit anuloi çdo gjë. Duke i lënë kështu një rrugë të hapur Rilindjes që të vijonte e qetë në parregullsi për të përmbyllur edhe zgjedhjet fiktive.

Këto zgjedhje ishin problematike qysh në krye të herës pasi ishte Presidenti i vendit në atë kohë Ilir Meta, i cili nuk e dekretoi këtë datë për zgjedhjet. Ndërkombëtarët mbështetën duke thënë se më demokratike do të ishte të pritej dhe 2 muaj, pasi data e propozuar nga Presidenti Meta ishte 15 tetori, se sa një parti të shkonte e vetme në zgjedhje. Por edhe ky fakt që Presidenti nuk dekretoi datën e zgjedhjeve vetëm sa hapi një proces gjyqësor që solli një koklavitje të gjithë situatës, pasi çështja shkoi në Gjykatën Kushtetuese. Në atë kohë Gjykata Kushtetuese ishte me vetëm 7 anëtarë. Por edhe pse ishte një test për GJK, ajo nuk arriti dot ta kalojë, duke deklaruar se për çështjen e 30 qershorit do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion. Në opinionin e saj “Venecia” u shpreh se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore”. Ndërsa sa i përket pyetjes rreth periodicitetit të zgjedhjeve dhe anulimit të dekretit të Presidentit Meta për datën e zgjedhjeve për shkak të mungesës së opozitës venecia deklaronte: “Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levë për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje”. Në projekt opinionin e tanishëm ekspertët saktësojnë se “parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk ka gjasa të konfliktohen në vetvete me njëri -tjetrin pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që të mbizotërojë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një vlerësim të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve;në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”. Dhe në opinionin e vitit 2019, ndërsa analizonte veprimet e presidetit Ilir Meta, Komisioni ishte shprehur se “presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situate, e cila plotëson kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe atëherë, Presidentit i duhet një bazë specifike – ad hoc – ligjore për të shtyrë zgjedhjet”.

 Burime për ‘Telegraf’ gjithashtu konfirmojnë se në këto zgjedhje në fakt nuk u përdorën numri ID i qytetarëve, të cilët kanë votuar, por për të lehtësuar mundësinë për manipulime, janë përdorur numrat e regjistrit themeltar.

 

Sondazhi për krerët aktual të bashkive në rast rikandidimi

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj  – Kandidon

Në Bashkinë e Tiranës deri më tani nuk ka një kandidat të konfirmuar zyrtarisht nga PS, por socialistët duket se do i japin edhe një herë besimin Erion Veliaj, i cili edhe në zgjedhjet e 2019 pati një fushatë të suksesshme, ndërsa ka marrë 152 230 vota nga 662837 votues përballë kandidatit opozitar duke korrur një fitore me 94.21% të votave, një triumf absolut.

Bashkia Berat – Ervin Demo – Kandidon14.963 vota  89.55 % duket se me fitoren e tij, Demo do të ketë edhe besimin e votuesve nëse do të rikandidojë në zgjedhje.

Bashkia Belsh – Arif Tafani – Kandidon 6.377 vota 97.42% nga 25104 votues gjithsej, Tafani do vijojë të ketë mbështetjen e votuesve në Belsh.

Bashkia Bulqizë – Lefter Alla – kandidat humbës  7529 vota 93.27% përballë një kandidati opozitar duket se Alla do të zbehet në fitoren e tij, ndërsa nuk ka shpresa për një mandat tjetër.

Bashkia Cërrik – Andis Sala – kandidon 6440 vota pra 94.24% nga 36729 votues gjithsej Salla është një figurë që ka fituar besimin e qytetarëve.

Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi – kandidate humbëse Me 2608 vota nga 14817 votues duket se Qilimi nuk do të ketë më as besimin e njerëzve të saj të afërt pasi konsiderohet një kandidate humbëse nëse do të rikandidonte për kreun e bashkisë.

Bashkia Devoll – Eduard Duro -kandidat humbës Me 6304 vota pra 83.66% nga 33566 votues Duro duket se e ka zbehur fitoren e tij, ndërsa nuk ka shpresë për të korrur fitore të tjera.

Shpresoj që autoritetet të jenë duke e parë nëse kemi të bëjmë me mbushje fiktive të kutive të votimit, por që do të ishim shumë të interesuar për të ditur më shumë për këtë çështje, pasi kjo është e dënueshme”, -u shpreh kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Bashkia Divjakë – Fredi Kokoneshi – Kandidon 13.513 vota nga 42381 votues, Kokoneshi ka edhe një shans tjetër pasi duket se votuesit nuk e kanë hubur besimin te ai.

Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli -Kandidon 2.448 vota nga 20006 votues  Toli duket se është gati të përballet në një tjetër betejë për kreun e bashkisë, ndërsa ka premisë për fitore.

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja -kandidon 38.477 vota nga 166538 votues Llatja është një emër që ka mbështetjen e partisë dhe të votuesve.

Bashkia Finiq – Kristo Kiço – Kandidat humbës MEGA 3.333 vota 60.68% nga 30568 votues në një garë të vërtetë përballë një opozite që vjen më e uritur se kurrë për pushtet duket se Kiço nuk ka më një shans.

Bashkia Fier – Armando Subashi -kandidon 38.898 vota nga 162355 votues Subashi nuk ka dështuar në besimin, që i kanë dhënë qytetarët.

Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci -kandidat humbës 2462 vota nga 9055 votues  Tuci nuk do të jetë në gjendje të fitojë besimin e qytetarëve në një garë ndaj opozitës.

Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi -kandidate humbes 10.681 vota nga 42993 votues, Golemi duket se nuk do të arrijë dot të fitojë besimin e qytetarëve për një mandat tjetër.

Bashkia Gramsh – Klodian Tace – kandidat humbës 8471 vota pra  93.34% nga 27157 votues ndërsa në një garë me opozitën duket se Tace nuk do të arrijë të korrë një tjetër sukses.

Bashkia Has – Liman Morina -kandidat humbës 4276 vota nga 15811 votues Morina nuk do të mund të pretendojë për një mandat të ri në krye të bashkisë.

Bashkia Himarë – Jorgo Goro -Kandidon 4209 vota   ngs 22747 votues , duke marrë edhe përgëzime nga kryeministri për ‘kthesën’ e marrë duket se Goro ka mbështetjene e qytetarëve dhe partisë.

Bashkia Kamëz -Rakip Suli-Kandidat i sigurtë humbës 10 096 vota 96.7% nga 99638 votues, e megjithatë duket se Kamza do vijojë të mbetet bastion i së djathtës.

Bashkia Kavajë – Redjan Krali – Kandidat humbës 7.426 vota 98.38% nga 63366 votues.

Bashkia Klos – Ilmi Hoxha -Kandidat Humbës 3561 vota 67.82%.

Bashkia Kolonjë – Erion Isai -kandidat humbës 4279 vota 93.37%   nga 15605 votues, duket se nuk do të ketë më mbështetjen e qytetarëve aktori i cili ndryshoi karrierën për të kandiduar në bashkinë e Kolonjës.

Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri -kandidat humbës 3328 vota nga 11234 votues.

Bashkia Korçë – Sotiraq Filo -kandidon 20.831 vota  pra 92.22%  nga 108893 votues.

Bashkia Krujë – Artur Bushi – Nuk kandidon 17.888 vota gjithsej zgjedhës 62335.

Bashkia Kukës – Safet Gjici – Kandidat humbës 10,001 vota pra 84 % nga 44355 votues.

Bashkia Kurbin-Majlinda Cara-Kandidate humbëse 6623 vota 87.27%  nga 57021 votues.

Bashkia Kuçovë – Kreshnik Hajdari -kandidon 9570 vota, duket se Hajdari do të arrijë të fitojë edhe një herë besimin e qytetarëve.

Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni -Kandidat humbës 2277 vota pra 84.77% nga 9565 votues

Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu – Kandidon 12.922 vota 91.39% nga 86466 votues duket se Ndreu arriti të kthejë një bastion të demokratëve në socialistë dhe për këtë ka edhe mbështetjen e njerëzve dhe të partisë.

Bashkia Libohovë – Luiza Mandi – Kandidon 1.275 vota nga 5860 votues.

Bashkia Librazhd – Kastriot Gurra -Kandidat humbës 11.383 vota nga 33021 votues.

Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu – Nuk kandidon 13.656 vota nga 48981 votues.

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismailaj – Kandidon 5692 vota pra 92.36% nga 31535 votues.

Malësi e Madhe- Tonin Marinaj -Kandidat Humbës 7772 vota, 94.04% nga 44644 votues.

Bashkia Mat – Agron Malaj -Kandidon 7936 vota, dukej se Malaj ka bërë një punë të mirë në Mat teksa ka siguruar edhe mbështetjene  qytetarëve për një mandat të dytë.

Bashkia Memaliaj  – Gjolek Guci – Kandidat humbës 4206 vota  nga 16040 votues.

Bashkia Mirditë – Ndrec Dedaj – Kandidon 5272 vota pra 93.96%  nga 28191 votues.

Bashkia Patos – Rajmonda Balilaj -Kandidon 8465 vota nga 34861 votues.

Bashkia Peqin – Lorenc Tosku – Kandidat humbës 5432 vota  ngs 29782 votues

Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli – Kandidat humbës 17.298 vota   nga 71764 votues.

Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj -Kandidon 4681 vota duket se Zotkaj ka marrë mbështetjen e qytetarëve edhe për një mandat tjetër në krye të Bashkisë.

Bashkia Prrenjas – Nuri Belba -Kandidat humbës 7054 vota 92.77%   nga 24927 votues.

Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj – Kandidon 3730 vota nga 12065  votues.

Bashkia Pustec – Pali Kolefski – Kandidon 1234 vota 62.77% nga 4360 votues.

Bashkia Përmet  – Alma Hoxha -Kandidon 4204 vota  nga 16284 votues.

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi -Kandidon7740 vota   nga 25020 votues.

Bashkia Sarandë – Adrian Gurma – Kandidon 7435 vota 80.59% nga 46110 votues.

Bashkia Selenicë – Pëllumb Binaj -Kandidat humbës 5819 vota 92.47%.

Bashkia Shijak – Elton Arbana – Kandidat humbës 5391 vota 92.31 %  nga 35573 gjithsej.

Bashkia Skrapar – Adriatik Mema – Nuk kandidon 4505 vota, duket se Mema ka humbur besimin e qytetarëve të Skraparit për një kandidim të dytë.

Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi -Kandidon 4257 vota 96.71% nga 12699 votues.

Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi -Kandidat humbës 3538 vota 95.24% nga 21872 votues.

Bashkia Ura Vajgurore – Juliana Memaj -Kandidon 7.666 vota, Memaj duket se ka ruajtur besimin e qytetarëve për t’u rikthyer në krye të Bashkisë në rast rikandidmi.

Bashkia Vau i Dejës – Mark Babani -Kandidat humbës 6.223 vota nga 38746 votues.

Bashkia Vlorë – Dritan Leli – Nuk kandidon 29.733 vota 94.21%  ngs 161847 votues.

LISTA me zgjedhjet e parakohshme lokale 6 mars 2022

Bashkia Dibër- Rahim Spahiu – Kandidon 60.82% të votave duket se ka besimin edhe për një raund të plotë në krye të Bashkisë.

Bashkia Shkodër- Bardh Spahia-  Kandidon 43.67% duket se Shkodra do të vazhdojë të mbetet blu dhe do t’i japë mundësinë Spahisë për një tjetër raund, kësaj radhe të plotë.

Bashkia Durrës – Emiriana Sako Kandidon 58.47 %, Sako duket se ka mbështetjen e qytetarëve të Durrësit për një tjetër raund në krye të Bashkisë.

Bashkia Lushnjë  Eriselda Sefa Kandidon 58.80%

Bashkia Rrogozhinë Edison Memolla Kandidon 60.73 %

Bashkia Vorë -Blerim Shera – Kandidon 69.39 % tashmë duket se Shera ka besimin e qytetarëve për t’i udhëhequr edhe një herë në krye të Bashkisë Vorë

Audrey Glover: Shpresoj që autoritetet të jenë duke e parë nëse kemi të bëjme me mbushje fiktive të kutive të votimit, kjo është e dënueshme

Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover u pyet në lidhje me mosrakordimin e rezultateve të pjesëmarrjes sipas informacionit paraprak të KQZ-së dhe ato që po dalin nga numërimi i votave. Glover tha se sapo e ka mësuar këtë informacion pasi vëzhguesit e OSBE/ODIHR janë ende në proces raportimi, por tha se shpreson që autoritetet ta zbardhin këtë ngjarje dhe të mos kemi të bëjmë me ndryshime fiktive të votave. “Në lidhje me numrin e votuesve që raportohet se është më i vogël sesa numri i votave. Në fakt sapo e dëgjoj këtë gjë. Siç thashë, ne jemi duke marrë akoma informacion nga vëzhguesit. Shpresoj që autoritetet të jenë duke e parë nëse kemi të bëjmë me mbushje fiktive të kutive të votimit, por që do të ishim shumë të interesuar për të ditur më shumë për këtë çështje, pasi kjo është e dënueshme”,- u shpreh kryesuesja e misionit vëzhgues Glover.

HENDEKU me votat

Disa nga rastet që u evidentuan gjatë zgjedhjeve vendore 2019

Bulqizë 

Në raportin paraprak të KQZ shkruhet: 7500 vota.

Me mbylljen e numërimit dolën 7529 vota.

Vorë

Në raportin e KQZ – 6120 vota.

Në përfundim të numerimit 6208.

Divjakë

Në raportin paraprak të KQZ 13000 vota.

Rezultatet pas numërimit të kutive, 13513 vota.

Lushnje

Në raportin paraprak të KQZ 27243 vota.

Në rezultatin final pas numërimit të 161 kutive dolën 28 086 vota.

Malësi e Madhe

Raporti paraprak i KQZ nxorri 7600 vota.

Rezultatet përfundimtare nxorrën 7772 vota.

Ura vajgurore

Në raportin paraprak të KQZ thuhej se kishte 5900 vota.

Në rezultatet përfundimtare rezultuan 7666.

Berat

Në raportin e KQZ 14000.

Në rezultatet përfundimtare pas numërimit 14451 vota.