Dr.Agim Nesho: Korrupsioni qeveritar, klientelizmi dhe afganët

158
Sigal

 

Diplomati i njohur Agim Nesho, në një intervistë foli për pranimin e afganëve në vendin tonë dhe për realitetin politik shqiptar.Nesho thekson se pranimi i afganëve nuk është aspekt humanitar, siç ka thënë Rama, por çështje klientelizmi. Ai shton se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.“Pushteti është propagandë e klientelizëm. Pranimi i afganëve është klientelizëm. Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Të huajt kanë thënë se Shqipëria është vend problematik shumë në çdo aspekt. Rama kritikon NATO-n, ndërsa ka probleme shumë me vendin që drejton.NATO e ka shtyllë kurrizore që vendet anëtarë duhet të jenë demokratike e Shqipëria s’është shtet demokratik. Pranimi i afganëve ka ndodhur për interesa klienteliste të Ramës. Rama ka shkaktuar largim masiv të shqiptarëve, së bashku me afganët e sirianët. Ndërkombëtarët janë naivë ndaj veprimeve të Ramës”, u shpreh Nesho.