COVAX ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, i cili deklaroi se në rast se shqiptarët do të votojnë opozitën do të mbeten pa vaksina. Zyrtarë të Programit të Vaksinimit COVAX deklarojnë se furnizimi me vaksina për Shqipërinë nuk varet as nga rezultati i zgjedhjeve, por as nga partitë politike. Sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, furnizimi me vaksina për Shqipërinë do të vijojë sipas programit dhe kontratës që tashmë është firmosur me Shqipërinë. Prej dy ditësh kryeministri Rama e ka fokusuar fushatën e tij tek procesi i vaksinimit duke sulmuar opozitën dhe deklaruar se ai është e vetmja shpresë për vaksinimin.
Zyrtarë të Programit të Vaksinimit COVAX pohuan se funizimi nuk varet nga politika vendase, por nga kontrata që është firmosur për vaksinat. Të gjitha kontratat që ne nënshkruajmë, janë me qeverinë dhe jo me partitë politike
Zyrtarë të Programit të Vaksinimit COVAX pohuan se funizimi nuk varet nga politika vendase, por nga kontrata që është firmosur për vaksinat dhe ajo mund të stopohet vetëm nëse qeveria aktuale do të vendos që ta ndëpresë këtë kontratë, për të cilën është bërë edhe pagesa. ‘Të gjitha kontratat që ne nënshkruajmë, janë me qeverinë dhe jo me partitë politike.
Pra kushdo që fiton zgjedhjet nuk do të ketë ndryshim të dërgesës apo kontratës. Vetëm në rast se qeveria thotë që nuk i duam vaksinat, diçka të cilën unë nuk e imagjinoj dot që mund të ndodhë. Megjithatë, ky vendim nuk na takon ne, në rast se Shqipërisë i privohet vaksina kjo do të ishte për shkak se qeveria do të vendos që nuk i do më vaksinat, cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve.
Por sipas zyrtarëve të COVAX, do të ishte e paprecedentë nëse një udhëheqës i një vendi do të vendoste të ndërpriste kontratën e funizimit me vaksina, për faktin se ai do të humbte zgjedhjet.



















