Beslidhja Qytetare: Në 2 Mars mbi 200 mijë shqiptarë do jenë në mbrojtje të Republikës

386
Sigal

Televizionet më të mëdha të botës do të jenë të pranishme në Bulevard në 2 Mars për të transmetuar live nga Tirana. Mijra qytetarë, shoqëria civile, intelektualë, petagogë, minatorë, naftëtarë, të papunët, emigrant dhe ata me pensione qesharake të garantojnë pjesmarjen. Kushtetuta po rrëmbehet për të mbyllur aferat korruptive

Jehona në mediat botërore e protestës. Televizionet më të mëdha të botës do të kenë transmentim live nga Tirana

Jakup B. GJOÇA

Më 2 mars çdo shqiptar ka një arsye që të protestojë kundër Rilindjes.  Shqipëria shpopullohet, në 4 vitet e fundit janë larguar mbi 400.000 shqiptarë, sepse shqiptarët janë në varfëri ekstreme, janë të papunë, janë të pashpresë për të ardhmen, ndërkohë që qeveria e kryeministrit Rama ka dhënë me koncesion mbi 4 miliarë euro tendera, shumica e tyre në mënyrë jo transparente, me shifra maraqmëndëse, nëse u referohemi analogjisë me referencat në vendet e tjera për të njëjtat shërbime. Drejtësia është marrë peng nga kryeministri Rama, sa ka 3 vjet që nuk ekziston më Gjykata Kushtetuese, ndërkohë që qeveria e kryeministrit Rama harton projektligje, Kuvendi monis voton ligje që janë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve, janë në kundërshti flagrante edhe me Kushtetutën, por, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më rend kushtetues, që të gjykojë ligjet e qeverisë. Një ligj i tillë është edhe marrja e kompetencave të Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, apo dekreti për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, ku KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor, në shkelje të hapur me Kushtetutën, rrëzojnë dekretin e Presidentit të Republikës. Mirëpo, qeveria arrin deri aty sa të bëjë Grusht shteti kundër Kushtetutës së Shqipërisë, derisa harton dhe pastaj edhe Kuvendi e miraton, ligj, ku tashmë çdo anëtar i Gjykatës Kushtetuese do të betohet tek …Lana dhe jo më tek Presidenti i Republikës, siç betohen në çdo vend të botës.

Më 2 mars do të protestojnë naftëtarët, që qeveria i lë të vdesin në grevë urie, ngaqë kanë mbi 3- muaj që nuk janë paguar, nuk punojnë, ngaqë koncesionarët e qeverisë naftën nuk e përpunojnë më në uzinën e Ballshit, por e eksportojnë. Më 2 mars do të protestojnë edhe minatorët, të cilët po aksidentohen nëpër miniera, sepse koncesionarët, të mbështetur edhe nga heshtja e mosveprimi i qeverisë nuk marrin asnjë masë teknike, nën  emër të fitimit maksimal e të pamëshirshëm.

Më 2 mars do të protestojnë edhe studentët, që e kuptuan se qeveria i mashtroi me Paktin për Universitetin, ngaqë pas 1 viti nuk u plotësoi asnjë zotim.

Më 2 mars do protestojnë edhe fermerët, të cilët prodhimet e tyre blergotale dhe bujqësore i derdhin nëpër kanale, pasi qeveria nuk i përkrah, i ka braktisur, paguajnë naftën e traktorit sa edhe mercedezi i Kryeministrit, ndërkohë që jahtet e sheikëve të Arabisë blejnë naftën në Shqipëri pa asnjë qindarkë taksë.

Më 2 mars do të protestojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët profesionistë, që “vettingu” i partisë i përjashtoi nga Gjyqësori, ngaqë nuk ishin militantët e Rilindjes.

Më 2 mars do të protesojnë edhe intelektualët, të cilët injorohen, shpërfillen nga qeveria, sepse në adminsitratën publike, në krye të çdo institucioni kushtetues dhe shtetëror emërohen vetëm ata që janë bashkëshortë, kunetërit, bazhanakët,  miqtë, farefisi i deputetit,  i kryebashkiakut, i ministrit.

Më 2 mars kanë arsye për të protestuar edhe biznesi i vogël, sepse qeveria u ka shtrënguar lakun në fyt me taksa absurde, ndërkohë që koncensionarëve u fal qindra milionë euro me ligjin e dividentit.