30-vjetori i Lëvizjes Studentore, Malltezi: Hoqëm Ramizin, erdhi djali i Kristaqit

586
Sigal

Shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci po zhvillohet në sheshin para Teatrit Kombëtar.

Anëtari i Kryesisë së PD dhe njëherazi ish-student i Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Jamarbër Malltezi, gjatë fjalës së tij, foli për ëndrrën e studentëve 30 vite më parë dhe gjendjen aktuale të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sipas Malltezit, nëse jemi të bashkuar për kauza të demokracisë dhe lirisë, jemi gjithmonë fitimtarë.

“Hoqëm Ramiz Alinë, por pas 30 vitesh kemi djalin e Kristaqit që është i lidhur edhe me drogën, edhe me krimin. Jemi i vetmi vend në planet pa gjykata. Ne duhet të përballemi me të keqen, jo të ikim. Kur qytetarët bashkohen me kauza të demokracisë dhe lirisë, nuk ka regjim që ti bëjë ballë. Në dhjetor u përballëm me diktaturën dhe fituam pluralizmin, në shkurt 91 u përballëm dhe rrëzuam simbolin e sistemit, në nëntor 2013 u bëmë bashkë për mbetjet kimike dhe fituam. Sa kohë ishim të bashkuar, e mbrojtëm Unazën. Sa kohë të jemi të bashkuar me artistët do e mbrojmë edhe Teatrin Kombëtar”, u shpreh ndër të tjera Malltezi.

Fjala e plotë e Jamarbër Malltezit:

Mirembrema nga sheshi i qendreses e perballjes qytetare 2-vjecare!

Sot po kujtojme nje ngjarje madhore permes nje aksioni shume fisnik. Bash ne diten e rrezimit te simbolit te diktatures, ne po shpallim Konkursin Mbarekombetar per MEMORIALIN mbi Levizjen Studentore dhe Qytetare per Demokraci.

Sot, 30 vite me pas ne shohim qe kemi rrezuar 1 simbol te diktatures, ndersa qeveria e bijve te eterve nuk ka ndertuar asnje monument dhe asnje simbol as te lirise e as te demokracise POR perkundrazi don te rivitalizoje simbolin tjeter te diktatures PIRAMIDEN. Te reflektojme 1 moment: Cfare simboli ka ngritur kjo qeveri pergjate 7 vitesh?

I vetmi monument qe ka ndertuar kjo qeveri duke na taksuar sa frengu pulen eshte BUNKERI. A nuk meritojme simbole lirie dhe demokracie por BUNKER? Pra, 30 vjet pas ne shohim rikthim te simboleve te diktatures (piramida, bunkeri) NDERSA ende ne nuk kemi nderuar levizjen per demokraci, mrekulline Shqiptare ku qindra mijera qytetare u ngriten kunder diktatures vete, pa pasur as te holla dhe as mbeshtetje nga te huajt, u ngritem vete si uragan ndaj te keqes qe na kish pushtuar. U ngritem si popull per te kerkuar “E duam Shqiperine si gjithe Evropa!”

Po a e kemi sot shqiperine si gjithe evropa?

Shyqyr qe asokohe nuk na tregoi njeri se vertet do e rrezonim diktaturen dhe Ramizin por pas 30 vitesh do kishim ne krye djalin e Kristaqit, se ka rrezik do na kishin ikur te gjithe nga sheshi dhe do kishin thene “me mire te kesh per diktator Ramizin sesa djalin e Kristaqit qe eshte i lidhur me bandat dhe drogen”.

Shqiperine nuk e kemi si Evropa, bijte kane zevendesuar eterit ne krijimin e nje diktature: jemi vendi i vetem ne planet pa gjykata, ku emeruesi i prokuroreve dhe inspektori i gjyqtareve jane vellezer apo kuneter te ministrave te cunit te Kristaqit.

A kemi te ardhme si komb nese (i) nuk jemi kurrkund me Evropen, (ii) nuk kemi gjykata dhe (iii) vendin e dominojne krimi i organizuar dhe korrupsioni. A eshte zgjidhje ikja? A NUK DIME TE BEJME ME MIRE?

Ngjashem si para 30 vitesh NE si qytetare te lire duhet te ngrihemi kundra diktatures se krimit te organizuar dhe korrupsionit. Nuk eshte zgjidhje ikja, eksodi, shpopullimi i ketij vendi te bekuar nga Zoti. Sa kohe te kete dicka per te vjedhur Edi Rama do vijoje te qendroje qofte edhe si gjenerali i ushtrise se shpirtrave te ikur. Ne duhet te perballemi me te keqen dhe jo te ikim. Perndryshe e keqja do vijoje te vjedhe, te vrase, te drogoje shoqerine dhe monopolizoje mediat duke sajuar lajme te rreme mbi realitete virtuale pa lidhje me te vertetat e hidhura me te cilat cdo shqiptar perballet.

Ne monitor po shfaqen disa momente qe tregojne se kur qytetaret bashkohen masivisht ne kauzat e demokracise ato nuk ka asnje rregjim qe mund t’i mposhte.

– Ne Dhjetor ’90 u perballem masivisht me diktaturen dhe fituam pluralizmin,
– ne Shkurt 1991 u perballem masivisht ndaj rrezuam simbolin e diktatures mes sheshit,
– ne Nentor 2013 u perballem masivisht per armet kimike dhe fituam,
– u perballem per mos lejimin e betonizimit te Parkut te Liqenit dhe sa kohe ishim masivisht e mbrojtem, renia e levizjes masive qytetare beri qe te betonizohej ndonese duke detyruar te ndryshohin projektin duke hequr bar-restorantin prej betoni qe kishin ne projektin fillestar;
– sa kohe u qendrua me banoret tek Unaza e Madhe u mbrojt,
– sa kohe do qendrojme te bashkuar me artistet aq kohe do mbrojme Teatrin Kombetar.

Sot po shpallim Konkursin Mbarekombetar per Memorialin mbi Levizjen Studentore dhe Qytetare per Demokraci. Do duhet te nxjerrim dhe respektojme simbolikat tona te lirise & demokracise.

Nje nder arkitektet me te mire ne bote, Daniel Libeskind i cili u ngarkua te ishte kryeurbanisti i Ground Zero ne NY pas rrezimit te Kullave Binjake ka sjelle disa simbolika shume te vecanta qe nderojne te renet dhe reflektojne mbi momentet me kyce. Keshtu psh ka sjelle konceptin e KONIT TE DRITES, qe eshte kendi qe formon rrezja e diellit me 11 Shtator nga ora 08:46 kur avioni i pare goditi nje nga kullat binjake dhe ores 10:28 kur ra kulla e pare. Kete korridor drite e ka ruajtur me fanatizem qe mos preket nga ndertimet e larta qe projektoi, e ky kon drite me pas vijon me parkun e heronjve. Do jete mire qe edhe artistet Shqiptare te perfshijne simbolikat e levizjes per demokraci ne Tirane, si psh data/ora kur hyne studentet ne greve urie, data/ora kur u rrezua permendorja simbol i diktatures, etj.

Disa artiste me shpirt te madh si Gezim Hidri, Piro Pjeternikaj, Drilon Maletaj, etj. do paraqesin sonte konceptet e tyre, por nga shpallja e sotme do kete 3 muaj kohe per te paraqitur koncept-ide nga te gjithe artistet qe do duan te marrin pjese. Do kete nje grup nismetar vleresues te perbere nga artiste dhe urbaniste ish studente te greves se Urise se 1991 si Arben Muca, Adi Muka dhe Bert Budina qe natyrisht do zgjerohen dhe therrasin ne komision vleresimi edhe te tjere artiste qe te sinkronizojne me te gjithe shoqerine shqiptare.

Ky monument apo obelisk do duhet te nderoje ata qe ne ate moment kane qendruar ne anen e duhur te historise pavaresisht se ne cilen ane mund te jene rrjeshtuar sot. Asokohe ishim 723 studente qe hyme ne greve urie dhe 200,000 qytetare qe protestuan ndaj rregjimit, por kishte edhe nga ata qe merrnin armet dhe kercenonin te vrisnin vellezerit e tyre qe kishin guxuar te donin demokraci. (Disa prej atyre i keni pare ne video te armatosur dhe qe fale demokracise u shnderruan ne gazetare e me pas edhe ne bankiere…)

Ky memorial do duhet te ftoje te gjithe te reflektojne. A ishim ne anen e duhur te historise? A jemi sot ne anen e duhur te historise?

Darken kur dolem nga Greva e Urise degjonim korin popullor “Studentet jane heronj” – ne te vertete ne studentet ishim guximtaret qe nuk na ra per hise te benim heroizmin, heronjte e vertete ishin qytetaret e mrekullueshem te Tiranes dhe gjithe Shqiperise qe dolen ne shesh dhe u perballen me te keqen.

Ky memorial do duhet te nderoje edhe guximtaret edhe heronjte. Lavdia e tyre nuk ka nevoje per asgje, lavdia jone si komb ka nevoje qe permes nderimit te se shkuares te reflektojme per te ardhmen.

NE se bashku do ia dalim te perballemi me cdo sfide.

Pasi në fund, ëndrra mbetet e njejte: E duam shqiperine si gjith evropa!