’30 qershori’/ Meta zbulon lëvizjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses

239
Sigal

Gjykata Kushtetuese la në fuqi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Por cila do të jetë lëvizja e presidentit Ilir Meta? 

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, kreu i shtetit tha se nuk e ka vendimin të zbardhur, por paralajmëroi dërgimin e çështjet në Gjykatat Europiane.

“Për zgjedhjet vendore kam aktualisht vetëm një qëndrim zyrtar, raportin e OSBE/ODIHR. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të zbardhur unë nuk e kam dhe nuk e ka askush. Kur të dalë vendimi atëherë unë do shpreh qëndrimin tim. Por mund t’ju them që mbi Gjykatën Kushtetuese ka Gjykata të tjera europiane”, tha Meta.