“30 qershori”, Enkel Demi: KQZ shtoi në mbrëmje 100 mijë votues

556
Sigal

Gazetari Enkel Demi foli për gjyqin që kryeministri Edi Rama ka hapur në Gjermani kundër gazetarit të gazetës gjermane “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi përgjime për procesin e zgjedhjeve lokale të parakohshme në Dibër dhe ato të përgjithshme në Durrës. Në materialet audio shfaqeshin në biseda zyrtarë të PS duke bërë presione e pazare elektorale.

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se e vërteta do të dalë në dritë, duke pohuar se ka shpresa të mëdha për të triumfuar. Sipas gazetarit Enkel Demi, shqiptarët nuk do të paguajnë gjyqin me gazetarin gjerman, i cili në fakt tashmë është bërë një emër i njohur edhe për shqiptarët.

Ai u ndal edhe tek zgjedhjet e së dielës, ku shtoi mes tjerash se KQZ ka shtuar mbi 100 mijë votues në orët e mbrëmjes.

“Ai avokati i Ramës është shumë i shtrenjtë dhe nëse do ta paguajë PS duhet të tregojë burimin e parave nga vijnë. Ky qershor ishte më keq se në maj 1996, sepse ’96 ishte precedent i parë. KQZ-ja shtoi në orët e mbrëmjes rreth 100 mijë votues. Ai kishte nevojë dhe e kuptonte se teatri që po luhej ishte jashtë realitetit”.