3 vjet pas reformës në drejtësi/ Koalicioni Qytetar për Shqipërinë paraqet rrugëzgjidhjen e vetme

464
Sigal

3 Vjet pas Reformës Soros në Drejtësi (si Garantuesi i Pushtimit të Shqipërisë nga Kanceri Soros) Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë paraqet rrugëzgjidhjen e vetme:
1. Rrëzimi i reformës Soros me referendum
2. Miratimi me referendum i një pakete kushtetuese dhe ligjore!

KUJTESË nga Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë

Sot bëhen 3 vjet nga ndryshimet kushtetuese për t’i hapur rrugë legjitimimit të pushtimit të Shqipërisë nga Kanceri Soros! Sot më shumë se kurrë e gjithë Klasa Politike, në pushtet dhe opozitë, në Parlament apo rrugëve, mbrojnë me fanatizëm Reformën Sorosiane në Drejtësi, veprën e tyre të ndyrë në favor të padronit Soros direkt apo qehallarëve të tij në partitë apo vendet e tyre të punës! Sot pa përjashtim të gjitha formacionet politike mbrojnë Soros dhe Ndryshimet Kushtetuese që i dhanë Soros edhe kështjellën e fundit të pushtimit të Shqipërisë!

3 PARAKUSHTE PËR ZBATIMIN E AXHENDËS SOROS PËR RRËNIMIN, FALIMENTIMIN DHE SHPOPULLIMIN E SHQIPËRISË:
Që të instalohej pushtimi i Shqipërisë nga Kanceri Soros (me anë të një Grushti Shteti të ngadaltë) me qëllim shpopullimin nga shqiptarët (sipas Memorandumit të Vaso Çubrilloviç për Dëbimin e Shqiptarëve nga Ballkani në 1937) dhe grabitjen e Shqipërisë (pas rrënimit dhe falimentimit) kishte 3 parakushte:

PARAKUSHTI 1
Të vinte në pushtet Hordhia e Soros me emrin Rilindje ( e rekrutuar nga ish-nomeklatura komuniste, e përgatitur dhe trainuar prej 1992 nga Fondacionet Soros) e cila duhej të krijonte një Oligarki të Përqëndruar Politiko-Financiare Sorosiane (që duhet të ç’vishte familjet shqiptare nga pasuria dhe e drejta për të jetuar në Shqipëri) që përveç pasurive, kapitalit dhe tregut duhet të kontrollonte dhe fuqizonte bandat kriminale, bandat mediatike dhe bandat e ashtuquajtura “shoqëri civile!

PARAKUSHTI 2
Opozita të kapej nga diversantët e Kolonës së Pestë të Soros si kalë troje (për t’a kthyer në të parën Opozitë Kuislinge në planet) e cila duhej të vriste rezistencën shoqërore ndaj pushtimit duke synuar mbi të gjitha në vrasjen e besimit në fuqinë e vet dhe shpresës për të jetuar në Shqipëri!

PARAKUSHTI 3
Kapja e Gjykatave dhe Prokurorisë me Reformën Soros në Drejtësi që të garantonte dhe legjitimonte pushtimin, grabitjen dhe çveshjen e shqiptarëve nga pasuria dhe do të siguronte këdo për ndëshkimin e ashpër në rast rezistence ndaj pushtimit apo çveshjen nga mundësitë financiare dhe pasurore për të prosperuar dhe jetuar në Shqipëri!

Nuk mund të deligjitimohet pushtimi, po nuk u rrëzua Reforma Soros në Drejtësi! Pa rrëzuar gjithë hierarkinë sorosiane të Pushtimit Sorosian të Drejtësisë as mund të çlirohet Shqipëria nga Soros, as mund të kthehet pronësia e familjeve dhe populit shqiptar mbi Shqipërinë! Por Drejtësia nuk mund të çlirohet nga hordhia sorosiane por nuk u çlirua politika nga ky kancer, sepse është politika që merr këto vendime!

PARAKUSHTET PËR SHPËTIM!
Për këtë arsye hapi i parë është krijimi i një Formacioni Politik AntiSoros dhe Patriotik, Konservator dhe AntiEstablishment, Sovranist dhe ProAmerikan!

Ky është Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë i cili krijohet jo thjesht në bazë të bashkimeve klanore të shqiptatëve por në bazë të ideve të përbashkëta antiestablishment dhe antisoros, sovraniste dhe patriotike, konservatore dhe proamerikane!

Një ndër prioritetet e tij natyrisht që është Rrëzimi me Referendum i Reformës Soros në Drejtësi dhe zëvendësimi me një Drejtësi krejt tjetër dhe të pavarur dhe kjo do të realizohet sapo ky formacion të institucionalizohet si forcë ligjvënëse në Parlament!

RRUGËZGJIDHJA:
Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë paraqet rrugëzgjidhjen:
1. Paraqitja publikut të një Pakete Ligjore për ndryshimet thelbësore të gjithë strukturës dhe superstrukturës sorosiane të vetë Sistemit të Drejtësisë!
2. Thirrja e një Referendumi për Rrëzimin e Reformës Soros në Drejtësi!
3. MIRATIMI NË PARLAMENT DHE MË PAS ME REFERENDUM I NJË PAKETE TË PLOTË KUSHTETUESE DHE LIGJORE PËR NJË DREJTËSI TË PAVARUR NGA POLITIKA!