Sot mbushen 26 vite nga rënia e heroit të demokracisë, Azem Hajdari.
Ilir Meta me anë të një statusi në rrjetet sociale, shprehet se guximi i Azemit mbetet frymëzim për të gjithë ata që besojnë në vlerat e Lirisë dhe Demokracisë.
“Me mirënjohje të përjetshme nderojmë sot Liderin historik të “Lëvizjes Studentore” që solli pluralizmin politik dhe demokracinë, Azem Hajdari.
Lidershipi, vepra dhe guximi i Azemit mbeten frymëzim për të gjithë ata që besojnë në vlerat e Lirisë dhe Demokracisë dhe janë gati t’i mbrojnë ato me çdo sakrificë!”




















