25 prilli/ Presidenti Meta: As në ëndrrën më të keqe nuk e kanë parë se çfarë i pret nëse prekin votën e shqiptarëve!

153
Sigal

Duke folur mbi zgjedhjet e 25 prillit, presidenti Ilir Meta paralajmëroi autoritetet se “as në ëndrrën më të keqe nuk e kanë parë se çfarë i pret nëse prekin votën e shqiptarëve”

Kreu i shtetit iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama se presidenti takohet fshehurazi me subjekte të OFL, ndërsa u shpreh se listat e partisë që ai ka themeluar janë të pastra.

“Në listat e partisë që kam themeluar nuk është as Selam Çimi dhe askush tjetër që është prekur nga dekriminalizimi. Ai le ta vërë në krye të listës në Vlorë edhe të shikojë nëse do ta marri një mandat në Vlorë. Ish-partia time sa kohë kam qenë unë ka qenë një shembull për të pastruar listat. Nga të dhënat që kam unë vazhdon të jetë shembull i pastrimit. Se kush po bëhet streh le ta gjykojnë vetë. As në ëndrrën më te keqe nuk e kanë parë se çfarë i pret nëse prekin votën e shqiptarëve.  Mesazhi im ka qenë është dhe do të jetë, vota është e ardhmja e tij për 100 vjet”, tha Meta.

“Presidenti lëviz në mes të popullit sepse është president i popullit. Presidenti nuk ka frikë nga populli. Kush ka frikë nga populli lëviz me protokoll sigurie, me eskortë dhe 400 makina shoqëruese”, tha më herët presidenti.

“Le të tmerrohen të gjithë ata, besojnë se do të bëjnë tërmet si në Dibër dhe Shijak. Shqipëria ka një pengesë të pakapërcyeshme për çeljen e negociatave, zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, u shpreh ai.