23 prilli-Dita Botërore e Librit

611
Sigal

Nga Kozma Gjini

Letërsia universale e kremton 23 prillin si DBL. Në përkujtim të datë lamtumirës së Servantesit, Shekspirit, Garcilaso de la Vega…dhe lindjes a vdekjes së Nabakov,Vallejo, Druon etj.

Në këtë ditë të shënuar, përshëndes të gjithë shkrimtarët dhe artistët të cilët i kam bërë pjesë të librit të ri. Gazetaria dhe shkrimtaria në profilin tim, për mbi 45 vite, kanë bashkudhëtuar, duke i hyrë në hise njera-tjetrës. Kështu, në një marramendje prej mbi 800 titujsh publicistikë, kam vetëm 15 libra artistike.

Libri “SHKRIMTARËT DHE ARTISTËT” , (bashkë me falenderimin për, Astrit Muça e Vullnet R.Mato) është vetëm pjesa e parë e refleksioneve të mia letrare, që doli këto ditë karantine, sebepi i këtij postimi, gëzim, të cilin dua ta ndaj me miqtë e mi.

“Unë për librat e tyre dhe ata për krijimtarinë time”, në këtë përmbledhje, botuar në organe të ndryshme letrare. Duke ju uruar shëndet e suksese, jua lë dhurtatë, duke ju kujtuar se emrin, shkrimin, citimin apo punimin tuaj do ta gjeni në libër.

Kjo polifoto ku jeni edhe ju, është kujtimi dhe mirënjohja për respektin reciprok. Nderimet e mia për ju: Dritero Agolli,Prof. Pandeli Koçi, dr. i “Telegraf”,Engjëll Musai,Prof.Mujo Bucpapaj, Vace Zela, Pers.Shquar Vullnet.R.Mato, Bardhyl Xhama, Riza Braholli Mborja, Prof. Nasho Jorgaqi, Pers. Shquar Faslli Haliti, Hyskë Borobojka,Ferit Lamaj, Hekuran Zhiti,Naun Kule,Petraq Kote, Skender Hasko, Visar Eda Agaj Zhiti, Vath Korreshi, Elmas Qerreti, Miltjadh Davidhi, Qazim Shehu, Helidon Haliti,Arben Gjeka, Hyqmet B Hasko ,Fatbardh Rustemi, Izet Brikena Shehu, Vali Luarasi, Valter Dauti Astrit Bishqemi, Llukan Kola, Petraq Dhimitri, Ptoleme Nushi, Themi Violeta Bello, Ilir Bicaku, Llambrini Nano, Anila Toni ,Pandeli Zaka, Franka Dervishi, Οδυσσέας Σούλο, Alma Kerçuku, Naim Berisha, Petraq Dhana, Luci Pavli Shandro, Pranvera Gjini, Bashkim Sulce, Halil Jacellari, Amarildo Koci…

Me këtë rast, ju falenderoj dhe shpreh mirënjohjen time, me përzemërsi. Respekte, shëndet e begati në familjet tuaja, miq të dashur!