2019, viti më i keq për shqiptarët

806
Sigal

Në këtë vit të mbrapshtë dosjet 184 dhe 339 tronditën mbarë opinionin publik shqiptar

Në këtë vit të zymtë koncesionet dhe PPP-të arritën në qindra miliona euro

 

Nga Prof. Dr. Ana Leka

Viti 2019 ka qenë viti më i keq për shqiptarët, për Republikën, për themelet e shtetit, për demokracinë, për të ardhmen evropiane.Në këtë fundvit, teksa kthejmë kokën pas kujtojmë marrëzitë në nivelet e absurdit me të cilat shqiptarët u deshën të haseshin. Në këtë vit të zi studentët vazhduan me protestat e tyre për një arsim më të mirë, për të drejta themeltare, për një qeveri më të përgjegjshme, me veshë e mendje të hapur ndaj nevojave të rinjve shqiptarë, dhe si këmbim morën talljen e qeverisë, propagandën e Rilindjes, fjalët me lustra që nuk ofrojnë asnjë mundësi, dhe të rinjtë tanë emigruan edhe më shumë, me dhjetëra degë universitetesh u mbyllën, numri i regjistrimeve u përgjysmua, dhe shpresa u shua edhe më shumë. Në këtë vit terri shqiptarët mbushën sheshet si kurrë më parë në tre dekadat e fundit, duke protestuar kundër një qeverie të korruptuar, arrogante, miope dhe të paaftë, dhe në këmbim morën vetëm gaz lotsjellës, napalm apo ku i dihet se çfarë lënde kimike importoi Sandër Lleshaj nga Serbia.

Në këtë vit të mbrapshtë dosjet 184 dhe 339 tronditën mbarë opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar, në të cilat u pa dhe u dëgjua qartë sesi krimi i organizuar dhe mafia jo vetëm është e lidhur me pushtetin por e ka uzurpuar atë. Sesi paratë e drogës, sesi e gjithë makineria shtetërore ishte investuar në blerjen e votës, në manipulimin e zgjedhjeve dhe në aleancën e ngushtë mafia-Rilindje. Gazeta gjermane Bild denoncoi skandalet më të mëdha zgjedhore, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non-grata Vangjush Dakon, krahun e djathtë të Ramës, megjithatë, kryeministri, pa reflektimin më të vogël, duke dëshmuar vëllazërinë e tij me njerëzit e krimit dhe shkelësit, ironik dhe përbuzës si gjithmonë ndaj drejtësisë dhe interesit të vendit, Damian Gjiknurin e caktoi në krye të Reformës Zgjedhore ndërsa Vangjush Dakon e riktheu në bashkinë e Durrësit pak javë më parë.

Në këtë vit të zymtë koncensionet dhe PPP-të arritën në qindra miliona euro

Me dhjetëra ligje antikushtetuese dhe në shërbim të oligarkëve u miratuan nga një parlament kukullash dhe kodoshësh, i përbërë nga njerëz anonimë, karagjozë, injorantë, analfabetë, të cilët e turpërojnë si kurrë më parë këtë vend të cilit ende nuk i kanë shteruar mendjet e ndritura. Një parlament që ka përdhosur figurat e shquara të parlamentarizmit shqiptar gjatë një shekulli të tërë.

Në këtë vit të marrë, Rilindja, me Ramën, autorin e të gjithë këtij skenari të çmendurisë, e ktheu vendin tonë në drejtimin e kundërt me progresin, drejt komunizmit dhe jo demokracisë, duke zhvilluar votime moniste, përmes një procesi aq qesharak po aq edhe tragjik, me kandidatë të vetëm për bashkitë e vendit. Dhe kryeministri, lideri suprem qau. Jo nga ndërgjegjësimi i mëkatit që kishte kryer ndaj demokracisë, por nga shuplaka që i dhanë shqiptarët, pasi vetëm 15% e tyre votuan me pahir, të detyruar me dhunë e me forcë, të kërcënuar me heqje nga puna, të shantazhuar me bukën e gojës, ndaj edhe e qara e Ramës pushoi pas 27 ditësh, pasi iu desh kohë që në ato qendrat e votimeve moniste të cilat nuk kishin as edhe një votues të shtoheshin ca fletë votimi për t’u hedhur pak hi syve shqiptarëve që tashmë e dinin të vërtetën dhe që liderit suprem i kishin dhënë një shuplakë të rëndë.

Përpara qeverisjes së Rilindjes Shqipëria ishte shumë pranë hapjes së negociatave. Me pak punë sot do ishim brenda dyerve të Brukselit, ndërkohë që jo vetëm kushtet u trefishuan, por nga BE jemi drejtuar nga Beogradi, jo nga perëndimi por nga lindja, jo nga demokracia por nga diktatura. Ky vit tradhtish, solli si kurrë ndonjëherë në histori zemërimin e shqiptarëve të Kosovës me Tiranën

Në këtë vit të vrazhdë, diktatori nuk ngopej me pushtet, si armik i përbetuar i së vërtetës, ai s’mund të lejonte fjalën e lirë, ndaj edhe hartoi një paketë ligjesh për të penguar lirinë e medias, gazetarinë e vërtetë që nuk i bën elozhe lavdisë virtuale brenda kokës së tij. Nën makthin e frikës nga e vërteta e hidhur e neverisë që shqiptarët ndiejnë për të, ai nisi të sulmonte edhe institucionet, të paktën, të vetmin institucion që nuk ka arritur ta uzurpojë, Institucionin e Presidentit, duke e tentuar ta çojë deri në fund marrëzinë e tij, për shkarkimin e Presidentit. Edhe pasi Komisioni i Venecias e nxorrigafil, sërish lideri suprem nisi kërcënimet me Venecian, me provokime paketash ligjore për heqjen e kompetencave të Presidentit, institucioneve të tjera, për të marrë gjithçka nën dorën e tij, për të vendosur gjithçka sipas humorit të tij prej katër stinësh brenda një dite.

Ky vit i turbullt, shtoi një emër të ri në listën e palaçove dhe kamikazëve të pushtetit, Ardian Dvorani, sekseri i drejtësisë së re, i cili Reformën në Drejtësi e shndërroi në një Reformë të Padrejtësisë duke bërë xhonglimeanti-kushtetuese dhe anti-ligjore për ta qëndisur Gjykatën Kushtetuese sipas pëlqimit të Rilindjes e për t’ia bërë si pajë Ramës, i cili, me institucionin më të lartë të drejtësisë shqiptare në xhep, mund të shesë detin, burimet natyrore, të miratojë PPP-të, e madje të kthejë vendin në Monarki parlamentare dhe, pse jo, ta shpallë veten mbret.

Ky vit i pashpresë shënoi një rritje të nivelit të korrupsionit, të emigracionit, azilkërkuesve, rritjen e ndikimit të grupeve kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit, përkeqësim në investimet e huaja dhe në krijimin e kushteve për biznesin, të gjitha të shpalosura në raportet dhe vlerësimet prestigjoze ndërkombëtare, të cilat bazohen mbi të vërtetën dhe jo propagandën e ERTV.

Ky vit i vrerët na çoi hapa pas në procesin e integrimit të vendit

Përpara qeverisjes së Rilindjes Shqipëria ishte shumë pranë hapjes së negociatave. Me pak punë sot do ishim brenda dyerve të Brukselit, ndërkohë që jo vetëm kushtet u trefishuan, por nga BE jemi drejtuar nga BE-ogradi, jo nga perëndimi por nga lindja, jo nga demokracia por nga diktatura. Ky vit tradhtish, solli si kurrë ndonjëherë në histori zemërimin e shqiptarëve të Kosovës me Tiranën. Lideri suprem përdhosi integritetin e Shtetit të Kosovës, vëllazërinë dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve, ndaj gjakut të heronjve, ndaj gjenocidit që u krye ndaj vëllezërve tanë, duke ndërmarrë nisma anti-kombëtare dhe afera anti-shqiptare. Vëllezër dhe motra kosovarë, lideri ynë suprem nuk është Shqipëria, është thjesht një i marrë, një flluskë që do shuhet nga era, i cili lidhjen dhe dashurinë midis nesh nuk ka për ta zhbërë dot kurrë. Ky ishte një vit tragjik. Tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish, dëmtoi me mijëra banesa, preku ndjeshëm biznesin, jetën sociale dhe familjare të shqiptarëve, por nuk preku aspak në sedër liderin suprem, i cili me paturpësinë më të madhe e shfaq fytyrën e tij duke bërë edhe më shumë propagandë çdo orë e minutë në media dhe rrjete sociale. Tërmeti i tmerrshëm vuri më shumë në dukje që vendi ynë nuk ka patur dhe as që ka shtet. Banorët e prekur nga tërmeti i qershorit në Korçë janë ende në çadra, po ashtu edhe ata të shtatorit, dhe mijëra familjet e tërmetit të fundit vrastar janë të pashpresë për strehimin dhe rikthimin në jetën normale, pasi aferat korruptive tashmë kanë nisur, me ndërtuesit dhe oligarkët që fërkojnë duart dhe mprehin dhëmbët për të përfituar edhe më shumë se më parë nga kjo tragjedi kombëtare. Betonierët e Vangjush Dakon pasi betonuan Durrësin, tani do punojnë edhe më shumë për ngritjen e pallateve të reja, dhe kjo në emër të rindërtimit, zhvillimit, apo ndonjë pallavre tjetër që do shpikë ERTV-ja. Gjatë vitit 2019, lideri suprem listoi armiqtë e përbetuar të Shqipërisë të cilët janë: studentët, pedagogët, mjekët, intelektualët, Makroni, Merkeli, Bundestagu, Holanda, Trumpi, Bildi, opozita, Presidenti, BE-ja, media, analistët, dhe shqiptarët që nuk arrijnë të kuptojnë se pavarësisht skamjes ku gjenden jeta e tyre është më e bukur, pa u ndalur aspak e për të pyetur veten se ndoshta është ai njeri që po e pengon Shqipërinë të ecë përpara. Urojmë që ky njeri-ters kaq i madh që i ka rënë vendit të mos jetë në 2020-ën në mënyrë që shqiptarëve t’u lindë vërtetë dielli dhe t’u rikthehet shpresa dhe mbarësia.

Ky vit i pashpresë shënoi një rritje të nivelit të korrupsionit, të emigracionit, azilkërkuesve, rritjen e ndikimit të grupeve kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit, përkeqësim në investimet e huaja dhe në krijimin e kushteve për biznesin, të gjitha të shpalosura në raportet dhe vlerësimet prestigjioze ndërkombëtare, të cilat bazohen mbi të vërtetën dhe jo propagandën e ERTV.