18 mijë banorë të Mirditës të mashtruar nga qeveria për ujësjellësin

476
18 mijë banorë të Mirditës nuk furnizohen me ujë të pishëm në çezmat e tyre. Shkak është bërë mospërmbyllja e projektit të Ujësjellësit të Bargjanës, i cili ishte premtuar nga qeveria që një muaj më parë. Për të parë nga afër gjendjen punimeve të lëna pezull në fshatin Prosek ishte deputetja demokrate Albina Deda e cila tha se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur që nga premtim-mashtrimi i ministrit Haxhinasto.
“Pritëm një muaj se do të ketë ujë në cezma, por asgjë nuk ka ndodhur edhe pse vetë kryeministri ka deklaruar se rrënjët i ka nga kjo zonë, Proseku”, u shpreh deputetja Deda e cila tha se as tubacionet nuk shkojnë tek familjet dhe pse kontratat janë lidhur që në fushatën e zgjedhjeve të kaluara lokale me vlerë të konsiderueshme.
Ky projekt është i kushtueshëm dhe kontribuesit, taksapaguesit nuk po përfitojnë, pasi mbrapa shtyrjes së punimeve qëndrojnë interesat e klaneve të qeverisë dhe pushtetit lokal. Vetë banorët u shprehen se pusetat janë lënë të hapura, dhe tubat e ujit janë jashtë funksionimit. Ndërkohë që drejtoria e Ujësjellësit ka lidhur kontratat me banorët ata nuk marrin shërbimin që paguajnë. Mungesa e ujit u shkakton probleme të mëdha me bujqësinë dhe sjell shpenzime për jetesën e përditshme, u dhprehën banorët.
Sigal