/Gazeta TELEGRAF
Denoncimi: Merren barna të ndaluara nga BE dhe me afat skadence 6 muaj
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një denoncim lidhur me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, për të cilin thotë se ka ardhur në adresë të tij. “Breaking News! 159 miliardë lekë gropa në fondin e sigurimeve shëndetësore. FSDKSH falimenton! Urdhërohet importi i ilaçeve në prag skadimi dhe ilaçeve që nuk lejohen të hynë në BE”, shkruan Berisha, i cili më tej publikon mesazhin për të cilin thotë se ka ardhur në adresë të tij. “Po ndodh me FSDKSH bomba 150 miliard lekë. Lista e barnave të rimbursueshme. Jemi me një trysni të jashtëzakonshme, po na diktohet dhe detyrojnë nga Ministria e Shëndetësisë të pranojmë barna të ndaluara nga BE dhe me afat skadence 6 muaj dhe kjo fazë të mbyllet brenda 2 javësh. Komisioni është në një terror psikologjik të jashtëzakonshëm, lutemi bëni të mundur një transparencë mediatike, humanizëm ndaj të pazëshmëve”, – lexohet në mesazh.