110 mln euro për punësimet e militantëve të “Rilindjes”

362
Sigal

Spastrimet në administratën publike, proceset gjyqësore, pagesa e dy personave për të njëjtin vend pune dhe emërimet elektorale kanë bërë që fatura e gjobave që shteti do të paguaj arrin në shifrat e mbi 130 miliard lekëve. Punësimet e sekretareve, grave, vëllezërve, motrave, kunetërve, ortakëve dhe atyre për vota partie do të paguhen nga taksapaguesit.

Spastrimet  në administratën shtetërore me qëllim punësimin e njerëzve besnikë  të  “Rilindjes” në këtë vit paraelektoral, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mjaft shtrenjtë. Nga të dhënat zyrtare të vetë ministrisë së Financave mësohet se vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2020, fatura e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga institucionet publike ndaj individëve që kanë humbur punën në administratë dhe ajo e bizneseve mbi të cilat është vepruar si ‘Maliqi’ dhe jo me ligj, arrin vlerën e frikshme prej rreth 6.8 miliardë lekëve apo 55 milionë eurove.  Nëse këtyre 55 milionë euro, që tashmë gjykatat i kanë dhënë vendimet e formës së prerë, do t’i shtohen edhe mijëra dosje që ende “flenë” në sirtarët e gjyaktave të Apelit dhe në Gjykatën e Lartë, si edhe nëse shtojmë edhe dhjetra milionë euro, që shteti paguan për dy rroga për të njëjtin vend pune, pasi një rrogë e paguan për nëpunësin që “spastroi” nga adminsitrata publike dhe rrogën tjetër për militantin që emëroi nëpunës, atëhere fatura e spastrimeve dhe e emërimeve në administratën publike, shkon mbi 110 milionë euro. Kryeministri Rama, për të shpërblyer militantët,  për kontributin që  dhanë në fushata elektorale, e dyfishoi numrin e nëpunësve në administratën publike, e  për më shumë, tani, që jemi në vitin elektoral, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Kështu, sipas kritereve dhe udhëzimeve që kanë dhënë institucionet ndërkombëtare të specializuara dhe BE, Shqipëria nuk duhet të ketë më shumë se 90.000 nëpunës në administratën publike, ndërkohë, që deri tani, qeveria ka punësuar mbi 170 mijë nëpunës. E gjithë kjo  reflekton në faturat e fryra që taksapaguesit shqiptarë paguajnë mbi 110 milionë euro më shumë për këto pazare elektorale që bën kryeministri Rama dhe qeveria e tij.