11 vite pas vdekjes, një rrugë me emrin e aktorit Agim Qirjaqi/ Veliaj: Frymëzues për brezat e rinj

205
Sigal

Një rrugë e re në Tiranë do të mbajë emrin e aktorit dhe regjisorit të mirënjohur shqiptar Agim Qirjaqi, i ndarë nga jeta 11 vite më parë. Kryebashkiaku Veliaj, i dorëzoi tabelën simbolike me emrin, vëllait të tij Maks Qirjaqi duke e kujtuar si një ndër emrat ikonë që ka frymëzuar brezat e rinj.

Në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta e tij, një rrugë e re e kryeqytetit që lidh kufirin mes Tiranës dhe Yzberishtit do të mbajë emrin e aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar Agim Qirjaqi. Bashkë me regjisorin Kujtim Çashku, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi në mënyrë simbolike tabelën me emrin e aktorit, vëllait të tij Maks Qirjaqit.

”Është koha që fëmijët, teksa ecin rrugëve, të lexojnë emrat e njerëzve frymëzues, ndërsa prindërit të kenë mundësi t’u tregojnë se cili është aktori i famshëm, një qytetar i dobishëm i kombit tonë, që ka frymëzuar breza”- tha Veliaj. Kurse Maks Qirjaqi tha “Ju falënderoj shumë, që 11 vjet pas ndarjes së Agimit nga jeta, bashkia e nderon me këtë ceremoni. Të tjerët nuk u kujtuan, por ai e ka triumfin dhe vlerën e tij atje ku është”.