‘Zgjedhjet nuk i duhen kujt’

251
Sigal

Nga Elona Caslli.

Pas zhvillimeve të 25 prillit rezulton se zgjedhjet nuk i duhen kujt në Shqipëri. Janë para të çuara dëm. As fushata elektorale nuk i duhet kujt. Është më mirë që partitë t’i dorëzojnë listat e kandidatëve pranë Ambasadës Amerikane dhe kjo e fundit të përzgjedhë kandidadët që mund të qëndrojnë në listë dhe ata që duhet të dalin nga lista. Të vendosë numrin e mandateve për çdo parti dhe në fund të zgjedhë fituesin.

Edhe ne nuk do jemi të shtrënguar të zgjohemi në mëngjes dhe të shkojmë të votojmë. Letër e çuar dëm është çdo fletë votimi.

Nën sloganin ” I di Amerika këto punë” i kursejmë vetes një kokëçarje çdo 4 vjet.

Post Scriptum- Tek e fundit t’ia kursejmë vetes iluzionin se vota shpreh vullnetin e individit.

Image