Zërat kundra janë vetëçlirim dhe vetëshërbim

621
Bardhyl BERBERI 
Bojaxhiu lexoi një tekst dorëheqje. Nëse i vë në kandar fjalët e tija “ Nuk kam më interes të vazhdoj pas humbjes …Po kështu ndodhi edhe me Blushin, por ky i fundit nuk dha dorëheqje. E kundërta ndodhi me Blushin, edhe pse nuk mori asnjë deputet tani është i gatshëm të luftojë tashmë jo nga salla e parlamentit por nga rrjetet sociale. Anëtari i një partie quhet i dobishëm kur i bindet shumicës edhe pse mund të ketë të drejtë. Mund të jesh potencialisht shumë i zoti, të kesh bërë emër në publicistikë, të kesh një epërsi mbi të tjerët dhe ky potencial të të kthehet në të kundërt, në të kundërt me shokët e tjerë që ecin me hap rreshtor në togën e bindur. Megjithatë Blushi besonte se do të kishte më shumë mbështetës brenda grupit dhe e mori atë mësim të kahershëm të historisë, se koka që del mbi të tjerat, pritet. Realisht Blushi nuk ka mundur të futet në parlament. Ai u shpërfill sidomos pas asaj fotoje të publikuar me Lul Berishën kuotat e tij ranë ndjeshëm. Kuptohet që gjithë ai ciklon që ngriti Blushi brenda llojit do të kishte një faturë kostoje nga militantët socialistë. S’do mend, fjalët e tij janë vetëm një dëshmi për pasojat tepër tragjike që ka lënë mendësia kolektive e të gjitha partive shqiptare, të cilët fatkeqësisht janë rritur e formuar me edukatën e skajshme të injorimit dhe shpërfilljes sistematike të mendimit ndryshe. Gjithsesi, Blushi është vetëm njëri nga ato shumë “viktimat” që i ka prodhuar politika shqiptare tepër shpirtngushtë dhe tendencioze, e cila ende vazhdon ta mbajë të robëruar këtë demokraci të brishtë. Sjellja e tillë kolektive dhe institucionale iu jep një leksion edhe ndonjë zëri tjetër që mendon ndryshe brenda partisë, se do të vijë dita që do t’i bëhet gjyqi ashti siç iu bë Blushit në Elbasan dhe së fundi në asamble. Edhe Bojaxhiu ka dalë nga radhët e PD-së ashtu sikurse Blushi nga PS-ja. Bojaxhiu pas humbjes u largua nga drejtimi i partisë, një gjë të tillë nuk e bëri Blushi. Ata të dy luftuan fort me partitë e tyre të vogla. Po pse u thyen keqas ata dhe ngelën jashtë parlamentit? Ata po bëjnë analiza për humbjet, por një gjë që bie në sy është, se ata kishin vënë në krye të partive të tyre persona që kishin shëtitur sa në një parti tek tjetra. Natyrisht kjo iu ulte kuotat e tyre të besueshmërisë dhe së dyti alternativat e tyre si Blushi po ashtu Bojaxhiu nuk arritën që t`i mishërojnë tek masa e gjerë. Në të kundërt kur i vjen rasti në një manifestim të madh elektoral mazhoranca edhe pse me një thes me të meta, shpalos vetëm disa nga arritjet dhe sukseset e shumta të partisë në pushtet, kjo shumicë nuk duhet të ligështohet nga zërat kundra , ajo s’ka si të mos zihet ngushtë për faktin se nuk di asgjë për papunësinë apo varfërinë e skajshme apo që nuk është bërë asnjë metër rruge. Dhe këta zëra kundra që mund të mos vrasin veshin e titullarëve të partisë në pushtet ata marshojnë me tuta dhe barsoleta dhe lloj lloj spektaklesh. Prandaj, është shumë e vështirë por e domosdoshme që të pranojmë se : “Këta njerëz me kapacitet të plotë janë pjesë e jona, veprat e tyre janë pjesë e kulturës sonë , e shtetit tonë, identiteti tonë . Asnjëherë nuk do të jemi njerëz më të mirë pa ta, pa gjuhën e tyre, kulturën e tyre dhe mirësinë që ata na e japin”. Pikërisht , për Blushin dhe Bojaxhiun më është dashur ky konstatim se pavarësisht që nuk u futën në parlament ata përherë do të jenë thelbi i kulturës sonë demokratike Pikërisht me këtë frymë ata mund t’i flakin paragjykimet negative që ekzistojnë në prerjen e kokave . Duke hequr dorë nga politika e injorimit dhe shpërfilljes së vazhdueshme ndaj tyre, ne duhet do ta kuptojnë se askush nuk e ka karrigen të përjetshme .Atë mund ta m bash duke zbatuar statutin jo duke adoptuar atë. Personalisht mendoj se Shqipëria do të jetë shumë më e mirë duke pasur një opozitë të fortë dhe zëra intelektualësh kundra se vetëm kështu në do të jemi në binarët e demokracisë. Por, për ta arritur standardet e Demokracisë së vërtetë , së pari duhet të heqin dorë nga prirja anakronike e destruktive, nga miti për “Njëshin “ , egërshanë, të paqytetëruar etj. Zërat kundra të intelektualëve duhet të na shërbejnë si shembull i vetë çlirimit dhe vetë shërimit të gjithë klasës politike shqiptare nga paragjykimet, urrejtjet, fobitë, përbuzjet ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe kërkojnë me rigorozitet standardet e demokracisë . E gjithë kjo mund të arrihet në radhë të parë duke e kërkuar vetë të vërtetën, duke zbritur aty me logjikën e arsyes së shëndoshë, dhe jo duke besuar verbërisht vetëm tek njëshi … Ben Blushi futet në radhën e shkrimtarëve e publicistëve të njohur që parlamenti dhe socialistët do të kenë nevojë për mendimet e tija të vyera. Mbase e kanë vështirë ta bëjnë këtë kthesë, por është e domosdoshme. Gjithashtu edhe për intelektin e Bojaxhiut demokratin e shtruar të logjikshëm dhe gjithmonë me këmbë në tokë dhe ndryshe, PS nuk do të jetë e sigurt në realizimin e mandatit të dytë që sapo ka marrë. Serioziteti i kësaj qeverie do të duket edhe tek kabineti ministror që do të zgjedhë Rama, pasi kabineti i kaluar ishte i dobët me ministra pa emër e me një CV të dyshimtë që ju mungonte karizma e duhur që u përfshinë në jo pak skandale. 
Sigal