Zef Preçi: E keqja vjen çdo ditë nga pak…

248
Sigal

Zef Preçi
Drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike

 

“Një  tjetër mënyrë  e cënimit të  interesave publike ishte edhe zgjatja e afatit të  funksionimit të  ligjit mbi investimet strategjike në fillim të këtij viti ,përfituesit ishin familjarë  të politikanëve të  lartë apo enturazhe të  tyre”

Njoh shumë  njerëz të respektuar, që ruajtën komfortin e tyre personal në biznes, në shoqëri civile, në mas-media apo në institucionet shtetërore duke heshtur kur Rilindasit amenduan legjislacionin mbi investimet strategjike. Kritikat e mija dhe të shumë të tjerëve si unë që në amendamentet e ofruara, lexohej injorimi i plotë i interesave publike të tilla si: zhvillimi i integruar i ekonomisë sonë kombëtare, zgjerimi i punësimit për komunitetet e interesuara, maksimizimi i të hyrave buxhetore, sjellja e teknologjive dhe menaxhimit bashkë kohor, etj. Pesë-gjashtë vitet që kaluan nga ajo kohë dhe shtrirja e amendimeve në kuadrin ligjor për turizmin solli të njëjtat pasoja: largimin e qeverisjes përherë e më shumë nga interesat themelore publike dhe forcimin e ndikimeve oligarkike në vendim-marrjet e ekzekutivit.

Më vonë, në një fazë tjetër që zhvillohej paralel me amendimet në kuadrin ligjor për investimet strategjike dhe për turizmin, erdhën inceneratorët, qe si një epidemi e pilotuar krijuan emergjencën mjedisore Brenda natës emëruan përfituesit formalë (në dokumentet zyrtare) dhe informale (të dyshuar individë me peshë nga radhët e politikanëvë më të lartë të vendit dhe disa syresh edhe të konfirmuar nga hetimet e pjesshme të komisionit hetimor parlamentar “Tabaku”, nga denoncimet e Partisë së Lirisë  (ish-LSI) dhe një numri portalesh, aktualisht në hetim nga SPAK-u, nga Prokuroria e Republikës dhe nga DPTT, nga gazetarët dhe mas-media investigative, etj. Mbrojtja politike që z. Rama me cilësinë e Kryeministrit të vendit ju bëri këtyre investimeve publike korruptive, pa garë , qartësisht klienteliste dhe duke cënuar rëndë buxhetin e shtetit, por edhe duke u shndërruar në gjeneratorë  të fuqishëm të korrupsionit politik, duket se i ka lidhur duart SPAK-ut dhe ka kufizuar procesin hetimor e ndëshkimin të  pritshëm vetëm në disa figura periferike, kuptohet jashtë maxhorancës sunduese qeverisëse. E pra, në mënyrë më të hapur dhe gjithë përfshirëse se këtu, te inceneratorët, nuk besoj se janë  cënuar ndokund tjetër interesat publike gjatë dekadës së  fundit. Kjo sepse ditën për diell, përmes një numri aktesh administrative, zyrtarët më të lartë të shtetit, kanë devijuar fondet publike për interesa private, ‘në shqip’ për të  mbushur xhepat e njeri-tjetrit. Nuk po flasim për shkeljen e master-planeve të hartuara me mbështetjen financiare dhe teknike të institucioneve ndërkombëtare dhe nevojën që këto dokumente të mbahen parasysh në procesin e integrimit Europian të vendit. E kjo vetëm në nivelin e sotëm të njohurive rreth hetimeve apo edhe të dokumenteve përkatëse të bëra publike, sepse hetime serioze, të paanshme dhe profesionale mund dhe duhet të sjellin të qartë të gjithë panoramën, edhe nëse politikisht ndokujt apo disave kjo mund t’u kushtojë postin dhe jo vetëm…


Përtej disa vendim-marrjeve të pambështetura në  ligj, përmes pagesës së plotë duke përfshirë  edhe djegjen e mbetjeve urbane, proces, i cili nuk kryhet (sepse impianti përkatës mungon), përmes mos ushtrimit nga kjo bashki të detyrimit ligjor për kthimin në buxhet të shumave të paguara padrejtësisht përtej kostos së transportit të këtyre mbetjeve, përmes krijimit të një monopoli të paligjshëm të grumbullimit dhe depozitimit të mbetjeve nga ndërtimet, etj. Në aferën e inceneratorëve rezulton se është përfshirë gjerësisht edhe Bashkia e Tiranës. Të jemi të qartë: për sa kohë që ndërtimi i këtyre inceneratorëve bëhet me para publike, kemi të bëjmë me një tender formal klientelist e korruptiv, pa garë. Ndërsa vendosja e skedulimit të pagesave të Bashkise së Tiranës dhe aplikimi i mbështetjes buxhetore për këtë qëllim pa ndonjë  lidhje me ecurinë  e ndërtimit të pritshëm të impiantit nga kompania private, në vlerësimin tim, janë  shkelje të rënda penale që meritojnë të hetohen për pasojat që kanë krijuar në financat e ekonomisë  tonë kombëtare. Ngadalësia me të cilën po hetohet nga SPAK-u dhe agjencitë e tjera ligje-zbatuese në këtë drejtim, edhe pse pronarët de jure të kompanive janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, të shtyn të mendosh se këto hetime po përdoren në funksion të një axhende politike të lidhur me zgjedhjet e afërta administrative. E pra në këtë  mënyrë nuk mbrohen, por cënohen interesat publike…

Një  tjetër mënyrë e cënimit të interesave publike ishte edhe zgjatja e afatit të funksionimit të ligjit mbi investimet strategjike në fillim të këtij viti. Gazetarët dhe analistët investigative patën parashikuar se kjo po bëhej thjesht pë r t’u dhënë mundesine që te “kopsitnin letrat”, dmth të ishin konformitet formal me ligjin klienteve të radhës të qeverisë. Nisur nga vendimet qe u morën në gjysmën e parë  të këtij viti mund të konkludohet lirisht se përfituesit ishin familjarë të politikanëve të lartë apo enturazhe të tyre, dmth nuk ishin as invesitorë  dhe as strategjike, pa folur për praninë  haptazi të  konfliktit të interesave me të gjithë pasojat kushtetuese, politike dhe ekonomike, që  krijon një vendim-marrje e tillë e qeverisë dhe institucioneve vartë se të  saj. E pra kështu u cënuan rëndë interesat publike…

Një fushë tjetër e cënimit të rëndë të interesave publike, ishte dhe mbetet përdorimi i fuqisë  kushtetuese të ekzekutivit që përmes një  akti normativ solli shpronë simin e dhunshë m të  tokave, trojeve dhe aseteve private në  disa zona ë e Tiranë s që  filloi me “5 Majin”, në  emër të zhvillimit të kë tyre zonave dhe të vetë  kryeqytetit. Them “cënimit të  interesave publike” mbasi shpronësimi filloi dhe po avancon pa një bazë të qartë kushtetuese, pronarëve (informalë , atyre në  proces legalizimi apo edhe atyre formale) ju ë shtë  marrë  apo po ju merret prona e tyre pa nje procedurë  të  rrregullt ligjore që përfshin të drejtën e ankimimit në gjykatë, kompensimin sipas ligjit, etj,. Dhe më kryesorja: këto troje po ju vihen në dispozicion disa kompanive klientë të qeverisë e bashkisë, ndonjera syresh edhe e njohur për lidhje apo bashkëpronesi me politikanë  të lartë dhe njerëz të botës së krimit të organizuar, gjithnjë në emër të “zhvillimit” të kryeqytetit. Po kështu, mbi bazën e trojeve të konfiskuara nga Bashkia po ju hapet rruga ndërtimit edhe të disa kullave të tjera qiellgërvishtëse, të dyshuara gjerësisht edhe si licensa te pastrimit të parave të drogës, trafiqeve ndërkombëtare dhe korrupsionit politik të vendit.

Nuk po ndalem me hollësi në shkatërrimin me një procedurë të paligjshme e Teatrit Popullor si dhe miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të një numri “ligjesh të  porositura”, me emra firmash dhe oligarkësh: thjesht për faktin se janë sponsorë fushatash zgjedhore, dhe klientë të qeverisë, apo në modelin shqiptar të zhvillimit të cilit qeveria, “në  emër të interesit publik” -vazhdon të skuestrojë pronat private, kryesisht toka bujqësore dhe troje në bregdet, dhe këto t’jua dhurojë klientëve të saj, apo për investimet e dyshimta e jo-prioritare në infrastrukturën publike, që kanë rritur në kufinjë të papërballueshëm borxhin publik.

Së  fundi, “qershia mbi tortë ”. Duket një  rast tipik, sipas meje, i shkeljes së të drejtave të njeriut i ditëve të fundit. E kam fjalën për arrestimin dhe ngritjen e akuzës ndaj një qytetari që hoqi flamurin e një shteti mik nga një pikë vëzhgimi në bregdet. Të mos harrojmë qe është e njëjta trupë policore që në mbështetje të Bashkisë dhe në zbatim të aktit normativ për shpronësimin e banorëve të “5 Majit” dhe zonave të tjera në kryeqytet përdori deri edhe gaz helmues të ndaluar nga konventat ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, për t’i detyruar që të lë shonin pronat e tyre… Akuza e përdhosjes se flamurit të një vendi mik të vendosur pa asnjë protokoll zyrtar a procedurë ligjore, edhe pse në dukje si manifestim urrejtjeje etnike, sjell në  vemendjen e opinionit publik paligjshmërinë e veprimeve të  policisë  si aparat dhune, por edhe keq-pë rdorimin e saj në funksion të interesave politike, duke ju larguar kështu ofrimit të  një shërbimi publik, mbojtjesë e interesit publik.

I risolla këto raste të njohura publikisht për të ardhur në përfundimin se keq-qeverisja që ndodh hap mbas hapi nuk mund të mos çojë në përkeqësimin e statusit socialo-ekonomik të shumicës së qytetarëve dhe familjeve të  tyre, sidomos të rinisë, në kufizimin e mundësive për një jetesë normale brenda vendit, në  thellimin e polarizimit social të shoqërisë, në rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të oligarkisë në kontrollin e burimeve natyrore dhe në zhvatjen e financave publike, kuptohet edhe në cënimin e të drejtave të njeriut. Natyrisht që është pikërisht kjo keq-qeverisje në vazhdimë si sidomos gjatë dekadës së fundit, që  po zvogëlon dhe zhduk konkurrencën, ushqen korrupsionin politik, e bën vendin edhe më të pajetueshëm dhe për këto arësye edhe hemorragjia e braktisjes se Shqipërisë që nuk po njeh fund.