Zef Preçi: Agresioni i oligarkisë mbi gjithçka publike vazhdon, radha e aseteve të trashëguara nga regjimi komunist…

143
Sigal

Të jemi të qartë: qeveria është në të drejtën dhe detyrën e saj kushtetuese për të zhvilluar pronat e patundshme në duart e shtetit. Por përdorimi i Korporatës Shqiptare të Investimeve për këtë qëllim nuk bën gjë tjetër përveçse shmang konkurrencën në treg (një parashikim kushtetues gjithashtu) dhe mjegullon përfituesit klientë të qeverisë, lobistë, oligarkë, ndoshta disa syresh edhe eksponentë të krimit të organizuar. Të gjithë këta janë në ethe për të siguruar sfera investimi, pasuri të patundshme, mundësi për të siguruar “para të lehta” d.m.th. për të “parkuar” pjese të kapitaleve të veta, kryesisht informale dhe që burojnë kryesisht nga aktivitete kriminale e korrupsioni brenda dhe jashtë vendit. Në këtë mënyrë, këta akaparojnë të ardhmen e vendit duke e bërë atë përherë e më të pajetueshme. Edhe interesat e pronarëve legjitime të trojeve janë injoruar plotësisht në këtë mënyrë.

Për më tepër që vendit i mungojnë strategjitë dhe master-planet që lidhen me të ardhmen e sektorëve të tillë si nevojat social ekonomike dhe kulturore, në shërbim të të cilave mund dhe duhej të destinoheshin pjesë të caktuara të aseteve në fjalë.

Gjithashtu është interesante të vihet në dukje se gjate gati 30 viteve të fundit në vitet parazgjedhore kështu ndodh: bëhen lista të fshehta përfituesish nga radhët e bizneseve klientë të qeverisë së radhës dhe duke shfrytëzuar lidhje politike, këta të fundit sëbashku me segmente të politikës qeverisëse marrin në zotërim pjesë të rëndësishme asetesh të ushtrisë, kulturës, shëndetësisë, etj.

Kush janë kandidatët që garojnë për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese?

Afati 30-ditor për paraqitjen e kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që lirohet nga Holta Zaçaj më 10 mars 2025, ka përfunduar të premten në mesnatë.

Në garë për këtë pozicion janë 11 kandidatë nga fusha e drejtësisë, duke përfshirë gjyqtarë, ish-anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe avokatë e juristë, raporton VNA.

Dy nga kandidatët që kanë shprehur interes janë komisionerët publikë Irena Nino dhe Florin Ballhysa. Kandidatë të tjerë janë Nurihan Seiti, ish-anëtare e KLP-së, dhe Alban Toro, ish-anëtar i KLGJ-së. Gjithashtu, Klodian Rado, Rezana Balla dhe Sinan Tafaj kanë paraqitur kandidaturën e tyre.

Një emër i njohur në listë është Genta Bungo, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që ka udhëhequr procesin e vettingut për gjyqtarë dhe prokurorë. Në garë është edhe gjyqtari Asim Vokshi.

Lista përfundimtare e kandidatëve do të bëhet publike të hënën dhe më pas emrat do të kalojnë për verifikim në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili do të përgatisë renditjen finale.

Holta Zaçaj përfundon mandatin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese më 10 mars 2025, ndonëse ajo kundërshtoi largimin, duke argumentuar se mandati i saj përfundonte në fund të 2025.

Por, pas shpalljes së vakancës nga Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë, trupa e gjyqtarëve kushtetues vendosi për përfundimin e mandatit të Zaçajt, duke zgjidhur kështu mosmarrëveshjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.