Ylli Manjani: Një investim Amerikan me paratë tona

301
Sigal

Nga Ylli Manjani

Skavica është një projekt infrastrukturor gjigand. Absolutisht i domosdoshëm për balancën hidrike në vend. E mira e do që ky projekt të përfshinte edhe Maqedoninë që të ndreqte balanacën hidrike në të dy shtetet. Por edhe ashtu siç është ne na bën goxha punë.
Pa diskutim është projekt i mirë për ne.
Mirëpo realizimi i këtij projekti, që quhet në mënyrë aburde Amerikan, ha debat të fortë madje.
Së pari është paracaktuar që këtë vepër do na e ndërtojë Bechtel Enka. Kush e vendosi?! Me ç’prodedurë prokurimi?! Me ç’ofertë?!
A mjafton të quhesh amerikan dhe për këtë shkak u du dashka të fitosh punë publike PA TENDER?!
Prandaj u bë reforma në drejtësi, për të harxhuar lekët tona pa tender?! Ou!!!
Pse përjashtohen kompanitë shqiptare? Pse jo një kompani Europiane?!
Mirë ligji shqiptar, po marrëveshja kuadër që kemi me BE pse shkelet?!
Ku duam të anëtarësohemi në BE apo në Amerikë?!
Së dyti, projekti do financohet nga KESH-i. Pra nga lekët tona. Asnjë kacidhe amerikane në projekt. Ne duhet të paguajmë fitim për të shëndoahur ekonominë Amerikane?!
Së treti, KESH nuk i ka aq para për ta financuar ndërtimin e veprës. Pra do marrë kredi, borxh. Që të marrë kredi duhen garanci financiare që KESH nuk i ka. Atëhere do dalë garant buxheti i mbytur në borxh i shtetit.
Pra shteti ynë me paret tona duhet të marrë borxh që të paguajmë investimin amerikan, ndër të tjera!!!
Së katërti, ka edhe një kusht po amerikan. Duhet të marrim kredi tek bankat Amerikane. Zakonisht EXIM BANK na sugjerohet.
Po pse?!
Nuk ka banka këtej nga Europa? Banka ka edhe Shqipëria.
Por mbi të gjitha pse duhet të marrim kredi pa garë?! Me ç’përfitime? Me ç’interesa?! Kush i merr këto vendime?!
Ja, këto janë disa çështje që duhen debatuar në publik dhe jo FSHEHUR!!!
Megjithë investimin propagandistik të Ambasadës së SHBA për investimet Amerikane, ne shqiptarët që do paguajmë duam TRANSPARENCË dhe vendimmarrje të drejta e me leverdi për ne.