Ylli Dylgjeri: Nga Emanueli te Meloni, si lojë gërmash

70
Sot Rama është njësoj si ata “intelektualet e patriotët shqiptarë” që i çuan kurorën e Skënderbeut Viktor Emanuelit, duke ligjëruar dorëzimin e Shqipërisë.
Në 2024 dorëzimi është jo me kurorë po me vendim të turpshëm Gjykate Kushtetuese dhe vetëlavdërim të një KM që mediat e fqinjit e përbuzin.
Në 1939 ushtarakët shqiptarë u munduan të rezistojnë për vendin e tyre.
Në 2024 gjyqtarët shqiptarë
u rreshtuan pas kryeministrit dhe nxituan të dorëzojnë vendin e tyre.
Në 1939 Mbreti largohet të mos jetë rob i pushtuesit.
Në 2024 kryeministri nderohet nga pushtuesi modern sepse është rob i dosjeve të shërbimit sekret në vendin fqinj.
Meloni e dashur, për një puthje që i lejove Ramës na robërove vendin dhe e shndërrove në koshin e hedhurinave që Italia nuk i do. E nëse Viktor Emanueli si mbret dhe që dinte ca sjellje fisnike e aristokrate bëri një shëtitje të përshëndeste popullin e roberuar, ti je edhe më e “emancipuar”.
Të mjaftojnë shëtitjet me anije e avionë sa të përqafohesh me Ramën dhe Shqipërisë ti lesh në kurriz gjemën. Për momentin shqiptarët siç duket nuk kanë fuqi më shumë të kundërshtojnë sepse janë përsëri nën diktaturën mafioze. Nuk e dimë si do të ndodhë në të ardhmen, por një gjë është e sigurt, marrëveshjet e Melonit e të Rames po mbrujnë armiqësinë e shqiptarëve ndaj një vendi që e kanë konsideruar gjithmonë udhërrëfyes dhe të afërt. Ndërkohë shqiptarët vijojnë rrinë si të mjerë në dyert e Ambasadës Italiane në Shqipëri. As kaq, nje trajtim dinjitoz e preferencial në dyert e Ambasadës, nuk ka negociuar dot Rama. Sepse nuk do ta bëjë.
Ai është përdhunuesi i atdheut.
Sigal