Xhevat Mustafa: Në Gjermani, çmimet “nën nivelin e detit”, në Shqipëri drejt Surrelit e qiellit!!!???

295
Sigal

Pas gati 3 muajsh qëndrimi në Gjermani në mbrëmjen e 9 gushtit u kthyem në Shqipëri. Pa u çlodhur as 10 minuta, nxitova të shkoj tek supermerkato më e afërt. Nuk po ia përmend emrin se për çmime dhe ndryshimin e datave të skandencës nuk kanë ndryshime. Sapo fillova të lexoj çmimet e artikujve ushqimorë që do të blija, nuk e përmbajta dot habinë dhe revoltimin. Ua shpreha me zë jo fort të ulët edhe shitësve dhe arkëtares…Sepse m’u kujtuan çmimet e të njejtëve artikuj jo më larg se një ditë më parë nëpër supermaketet e Gjermanisë. Natyrisht, edhe ky vend prej më shumë se dy vjet i ka ndjerë efektet e rritjes së çmimeve. Ka pasur edhe rritje të çmimeve, edhe në artikujt ushqimorë, në rreth 10- 20%. Por, rritjet e çmimeve këtu janë shumë më të ulta se sa në Shqipëri, me përjashtim të disa prej frutave, perimeve dhe zarzavateve, të cilat vijnë kryesisht nga Holanda, Belgjika, Spanja, Izraeli, Maroku, Tunizia, Italia, Turqia…Kryesorja, ndryshe nga Shqipëria, në këtë vend rrjedhojat e krizave nga pandemia e Covid 19 janë rimbursuar me disa bonuse të larta financiare, në një shumë të përgjithshme rreth 100 herë më të lartë se sa shpërblimet apo bonuset qesharake,  lilipute apo sa për të larë gojën dhe duart e për t’ia mbyllur gojën shumicës së popullit, të Rama- qeverisë…Një nga format e bonuseve në favor të qytetarëve gjermanë është edhe një biletë 9 euro për 1 muaj, gjatë muajve qershor- korrik- gusht, me të cilën udhëton sa herë të duash e për ku të duash në të gjitha linjat e autobuzëve dhe trenave brenda landit përkatës…!Duke vazhduar me rritjet absurde dhe kriminale të shumicës së çmimeve në Shqipëri, si rrjedhojë e efekteve të Covid 19 dhe sidomos të agresionit të Rusisë putiniane në Ukrainë, çmimi i qumështit Erzeni, Lufra…,, nga 130- 150 lekë, 1.5 l shishja që e lashë kur u nisa, ishte ngjitur në 190- 200 lekë. Çmimi i kosit, 500 ml, nga 50 lekë kishte shkuar në 65 lekë.

Çmimet e djathërave po kështu kishin fluturuar drejt Surelit dhe qiellit, ishin rritur në rreth 200 lekë për kg. Edhe çmimet e gjalpit ishin në ndjekje të të tjerëve, me rritje rreth 25%…Për të qenë sa më konkret dhe i besueshëm, sidomos për “të majtët” fanatikë apo të vetëverbuar, që prej afro 78 vjetësh, marrëzisht e ligësisht, u besojnë vetëm përrallave mashtruese të partisë së zemrës dhe të kryetarëve të saj, kështu një pako gjalp i shkrirë, 250 gr. kushton në rreth 2 euro; 1 kg në rreth 7-8 euro, ose në rreth 1.000 lekë, kur në Shqipërinë edramjane 1 pako gjalp Erzeni ose Lufra, po 250 gr., por i pashkrirë, kushton në rreth 350 lekë ose 1.400 lekë kilogrami!? E pra, në Gjermaninë, me paga e pensione në rreth 5- 10 herë më të larta, me orën minimale të punës në afro 12 euro, sa e gjithë dita e punës minimale në Shqipëri; me orën e pagës mesatare në rreth 30 euro dhe ditën e punës 240 euro, sa paga mujore e të njenjtit nivel në Shqipëri. Çmimet e shumicës së artikujve kryesorë të konsumit të përditshëm, të ushqimeve, higjenës, kozmetikës, veshjeve, elektronikës…, janë 25-50% më të lirë!? Mjafton të evidentoj se 1 shishe ujë 1.5 l  kushton 25 cent ( 30 lekë), ndërsa në çdo familje ka ujë të pijshëm për 24 orë, kur në Shqipëri është 60 lekë. Në Gjermani blemë dy shishe gjysëm litërshe mjaltë bio me as 7 euro( 850- 900 lekë), kur në Shqipëri kushton 1.500- 2.000 lekë. Po kështu rreth 25% më lirë janë këto ditë në Gjermani edhe çmimet e pulave të therura, kofshëve, filetove si dhe të mishit të derrit, copë ose fileto e bërxolla, të mishit të gri të derrit ose të përzier me mish viçi…Edhe djathi i bardhë, gjalpi, vezët, reçelrat, kosërat e frutave,  sardelet, mielli, makaronat, picat, çokollatat, nutela, biskotat, corn flekërsat, vaji i lulediellit, vajërat e plazhit, verërat, birrat, akulloret me kutia 1 kg, me afat të gjatë ruajtjeje në frigoriferë…janë po në rreth 25- 50% më të lira në Gjermani. 1 pako djathë i kremuar Philadelpfia si dhe artikuj të tjerë të ngjashëm, në të njejtën formë përdorimi apo si sallatra me majonezë, karrota, sallamra…, në Gjermani janë dy herë më të lirë se në Shqipëri.

Karburantet dje ishin në rreth 1.80 euro, ose sa në Shqipëri, me 200 lekë litri… Ndërsa nga Tirana zyrtare i qahej halli Gjermanisë se po përjetonte krizën energjetike, shoqëruar me ikje të shpeshtë të korentit, në landin dhe qytetin ku ishim ne, nuk pati ndërprerje të energjisë elektrike as një sekondë!!! Paradoksalisht apo edhe jo rastësisht, por në mënyrë abuzive, këtu në Shqipëri, edhe artikujt ushqimorë prodhim vendi e me lëndë të parë vendi, kanë çmime shumë të larta! Sipas meje ka një rritje të pafre nga zinxhiri: prodhues, blerës i madh, me shumicë, bosë tregtie…,  si rrjedhojë e mungesës së kontrollit dhe të ndëshkimeve të rënda financiare për abuzimet me cilësinë dhe çmimet pa logjikë financiare!! Shkurt e troç muhabeti: në Gjermani ka SHTET FUNKSIONAL, LIGJOR, SOCIAL, HUMAN…! Ndërsa në Shqipëri, falë nënshtrimit, vetëskllavërimit dhe lumturimit 65 vjeçar të “popullit të majtë ” ndaj Enverit, Ramizit, Fatosit, Edit si dhe të 13 viteve të Saliut, ka gjasme shtet, FORMAL, INFORMAL, ANORMAL, ANTIHUMAN.! Meqenëse e kam trajtuar disa herë këtë temë, pra “detin” që na ndan nga Gjermania për nga çmimet, pagat, pensionet, mbështetjen financiare sociale dhe nga mirëqenia, po e përmbyll me bashkëshoqërimin me disa  fletëpalosje nga supermerkato gjermane. Kjo më ndihmon për t’iu mbyllur gojën ca enveristo- edramistëve fanatikë e të përjetshëm, për të mos thënë se Xhevati sajon e bën propagandë…!