VIDEOMESAZHI/ Koronavirusi, Vasili apel qytetarëve: Mos u vetëmjekoni, drejtohuni tek mjeku!

412
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në cilësinë e mjekut vjen me disa këshilla të vlefshme për qytetarët shqiptarë, në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin.

Përmes një videomesazhi, Vasili i bën apel qytetarëve që për çdo shqetësim t’u drejtohen mjekëve për këshilla dhe jo të vetëdiagnostikohen.

Po ashtu ai theksoi se disa këshilla të dhëna nga shefa Urgjencash për qytetarët, të cilët në rast se preken nga virusi, të pijnë Ibuprofen, sipas tij kjo është e gabuar.

“Të dashur miq do doja të ndaja me ju disa opinione të karakterit thellësisht mjekësor, duke u nisur nga profesion im si mjek. Ka mjaft mesazhe që vinë nga të gjitha anët, të shpërqëndruara, mesazhe që krijojnë konfuzion. Jam shqetësuar nga një mesazh që një përgjegjës urgjenece u ka komunikuar qytetarëve të mi. Mesazhi i tij ka pasur të bëjë me vetëdignostikimin dhe vetëmjekimin e të smëurëve. Të nderuar miq, as në kohë të zakonshme, mos tentoni të vetëmjekoheni, Kjo është e rëndë në një ditë të zakonshme, dhe e rëndë e kritike në kohë pandemie. Ua them këtë sepse diferencimi i një smëundje nga një sëmundje tjetër nuk është e lehtë as për mjekun. është e pamundur në kohë pandemie. është e pamundur që të marrësh përsipër të vetëdiagnistohesh në këto kohe të një pandemie, që paraqet të panjohurat e saj. në ccdo rast, për ccdo shqetësim, drejtohuni tek mjekët dhe atëherë veproni. Komunikoni me mjekun e familjes, me 127. Komunikimi të ndodhë sa më parë. Komunikimi me ta duhet të jetë i vazhdueshëm. Po dje ju keni marrë një mesazh nga një përgjegjësi Urgjence ju keni marrë këshilla që të përdorni barin Ibuprofen. Por u sugjerua mospërdorimi i Ibuprofenit, si kortizonik. Mos e përdorni pa u këshilluar me mjekët. Këshillat për vetëizolilim, kufizimin e lëvizjeve, dhe forcimin e masave të higjenës, janë masat që duhen respektuar deri në fund. Unë mendoj dhe jam sot më optimist se ditët për të dalë nga epidemia, do të jenë të afërta. Kjo jo vetëm për masat që po merrni ju, por dhe masat që po merren nga vendet, do të thotë një luftë e madhe ndaj kësaj pandemie. Jam i bindur se do ta kapëcejmë. Mos iu ndani mjekëve, dëgjojini ata. Fjala e tyre është garanci për shëndetin tonë. Këshillat profesionale të qarta, janë më të sakta sesa fjalët boshe, që nuk ndihmojnë në këtë situatë.”, përmbylli mesazhin e tij Vasili.