Vangjush Saro: Përndjekje politike në kohët “moderne”

Heqja dorë nga sistemi i ndërtuar me hile, pranimi i rotacionit të ndershëm, ikja nga mëritë politike e nga pazaret politike, duken gjëra të pamundura. Ca më keq, kur ashtu shfaqen edhe vullnetet. Një mjerim i vërtetë! Shoqëria shqiptare duhet të ngrihet mbi këtë formë te re nëpërkëmbjeje. Ajo ka tashmë aq dijeni dhe përvojë, nga të dy rendet, nga Socializmi dhe nga Tranzicioni, për të kuptuar se punët po shkojnë keq dhe nuk mund të shtyhet pafundësisht kështu.

Po e them haptazi dhe pa asnjë lloj pengu se qëndrimi i Drejtësisë ndaj disa politikanëve shqiptarë nën akuzë, po bëhet një precedent të cilin vendi do ta vuajë gjatë dhe që, përveç të tjerave, na kthen prapa në kohë… Po. Na kthen prapa në kohë. E gjithë jeta është e mbushur me përndjekje, siç nënvizon një shkrimtar i madh. Dhe mirë është ta kuptojmë këtë siç duhet; me të pathënat dhe me shtrembërimet e veta.(“Nuk ka asgjë tjetër që të jetë kaq e ndërthurur me trillimin, sesa historia e shoqërisë.”H. L. Borges) Por nëse nuk mësojmë asgjë nga çfarë kemi jetuar, bëhet edhe më keq. Pra, do të vëmë një “lule shprese” mbi këtë histori apo do ta shtyjmë edhe më tej duke prodhuar vrer?

E kam parë apo dëgjuar për të parën herë në jetën time ç’është burgu e përndjekja kur isha në tetëvjeçare; fundi i viteve ‘60. Kish tentuar të arratisej boksieri korçar Dh. Gërnjoti, bashkë me disa miq të tij, po ashtu boksierë; dhe u arrestuan. Publiku i di tashmë peripecitë dhe vuajtjet e tij, si ngriti krye disa herë, si u plagos, etj. Në gjimnaz dhe gjatë studimeve universitare, mes të tjerave, ndërsa lexonim ndonjë libër që qarkullonte nën dorë, po ashtu vjedhurazi dëgjonim pareshtur për njerëz të dënuar e të internuar. Ndër ta, mendoj, priftërinjtë katolikë, ishin komuniteti më i përndjekur dhe më i vuajtur. Kur fillova punë në një fshat të largët të Gramshit, ndër gjërat e para që më bënë përshtypje ishte burgosja e babait të nxënësit tim R. Braçe. (Por jo si ai bariu në filmin “Parrullat”, fshehtazi e natën e në pritë. Jo; atë e arrestuan në mes të ditës, në mes të arës, që ta shikonin të gjithë.) Edhe vetë pjesa e përndjekur e PPSH-së (“grupet armiqësore”) janë një histori tejet e dhimbshme. Siç kam shkruar edhe më parë, ca kohë jetoi përballë nesh, e ardhur nga internimi, Dhora Leka e këngëve partizane; bashkë me të motrën, gruaja e T. Jakovës. Nuk mund të thuhet me fjalë sa shumë kishin vuajtur ato.

NOA

Sa tregova më lart,ishin vetëm pak faqe nga libri famëkeq i përndjekjeve, burgjeve dhe internimeve në kohë të Socializmit. Nuk do doja që lexuesit e nderuar të kësaj gazete – ndër më seriozet në median shqiptare – të lodhen për të kuptuar pse e zgjata pak me këto episode. Duke u kërkuar ndjesë atyre, po vij në kohët “moderne”. Edhe pse ka përpjekje për t’i dramatizuar në ekstrem ndodhitë e së shkuarës, edhe pse ka asish që shtojnë ndodhi të paqena, e shokuar nga çfarë kish parë më herët, shoqëria shqiptare, në një rend të ri politik, u përpoq t’i japë gjithashtu një pamje të re të jetës. Por kjo ndodhi vende-vende dhe vetëm në dukje; mentaliteti i luftës së klasave, i urrejtjes politike e private, i mospërfilljes së dhimbjeve të të tjerëve, i hakmarrjes dhe gjakmarrjes në të gjitha format, këto e të tjera u trashëguan dhe jetojnë edhe sot e gjithë ditën. Kjo pra, ishte “zgjatja”, për të cilën kërkova ndjesë.

Në një vështrim, ato u kamufluan në forma të tjera. Lufta e ashpër për pushtet dhe bërrylat e morën nëpër këmbë Demokracinë dhe Drejtësinë. Drejtësia vepron me hile dhe me dy standarde, siç jam përpjekur të them edhe në ndonjë shënim tjeter. Bie fjala, çfarë mund të themi ne për Durrësin, që këta e zhytën në dhè e nën dhè? E s’është vetëm për ato pallatet tek(i ashtuquajturi) porti i jahteve. Ç’po ndodh me Rivierën Shqiptare? Po me banorët e Rjollit? Drejtësia është një fjalë e madhe; veç shpesh, ata që e bëjnë, janë aq të vegjël.

Le të bëjmë një pauzë. Çfarë ndodhi me Drejtësinë në këto dekada të fundit? Natyrisht, nuk jemi në shekullin e shkuar, e thamë, pamja doemos që do të ish ndryshe. Por fundja, a u zhdukën përndjekja dhe burgu, si instrumente të mërisë politike dhe të egoizmit gjithfarë? Në një vështrim, ato u kamufluan në forma të tjera. Lufta e ashpër për pushtet dhe bërrylat e morën nëpër këmbë Demokracinë dhe Drejtësinë. Një nga historitë e sotme me përndjekje politike, mbase më tipikja, është ajo e z. Ilir Meta – Kryeministër, Kryetar i Kuvendit, President – qasja ndaj të cilit i kalon të gjitha caqet. Arrestimi në mënyrën më të turpshme e më të egër, tërkuzja e periudhës së paraburgimit dhe, më tej, moszbardhja dot e akuzave dhe mbajtja pas xhamave gjatë seancave, e gjithë kjo është një “roman” ku Drejtësia shfaqet për turp.

Por nuk do të mungoja të shprehja trishtim edhe për mënyrën se si po trajtohen edhe z. E. Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës apo I. Beqja, ish Ministër i Shëndetësisë. Unë jam që të jepet përgjigje për dendësinë skandaloze të ndërtimeve në Tiranë dhe për inceneratorët apo “eksperimentet” zyrtare, të vazhdueshme, në shëndetësi, kulturë, arsim e gjetkë. Pushtetarët kanë gabuar jetë e mot; (dhe këta sot, më rëndë se kurdoherë). E di që ka disa akuza edhe për emrat që ceka më lart dhe, nga ana tjetër, mbahen fshehur apo shfaqen me cinizëm edhe inate gjithfarë. (“Jeta nuk është një shkollë e sjelljeve fisnike.” J. Hashek) Por ka gjithashtu disa caqe, parime pse jo, që nuk mund të shtyhen tutje me përbuzje. Po e shpjegoj më poshtë.

Drejtësia që ushtron kaq shumë presion mbi këta njerëz, është po ajo që ka lënë mijëra shqiptarë pas dyerve të gjykatave, për vite e dekada; një numër i frikshëm dosjesh, që presin interpretim e zgjidhje. Dhe njerëzit flasin haptazi për ryshfete e padrejtësi, që janë sa private aq edhe shtetërore. Drejtësia vepron me hile dhe me dy standarde, siç jam përpjekur të them edhe në ndonjë shënim tjeter. Bie fjala, çfarë mund të themi ne për Durrësin, që këta e zhytën në dhè e nën dhè? E s’është vetëm për ato pallatet tek(i ashtuquajturi) porti i jahteve. Ç’po ndodh me Rivierën Shqiptare? Po me banorët e Rjollit? Drejtësia është një fjalë e madhe; veç shpesh, ata që e bëjnë, janë aq të vegjël.

Le të kthehemi sërish te thelbii këtij shënimi. Pse kaq egërsi ndaj disa politikanëve dhe ndërkohë, shumë butësi për disa të tjerë, përkatësisht nga PD-ja dhe nga PS-ja? (“Ligji duhet të jetë i hapur për të gjithë dhe vazhdimisht.” F. Kafka) Ajo që po bie në sy, është një “krushqi” e heshtur mes atyre që kanë sot për sot interesa të përbashkëta; një gjë hiq e mos këput, për të mos e trazuar fort sistemin që ata kanë ndërtuar, si dhe për të siguruar mbijetesën e tyre e të klaneve përqark. Janë disa akte, ku pozitë-opozitë luajnë krushqish: kullat e frikshme, bregdeti që po vidhet, qasjet ndaj SPAK-ut, projekt-rezolutat si ajo e integrimit, etj. Por veçanërisht, goditjandaj ish-Presidentit të këtij vendi, z. Ilir Meta, është një agjendë e turpshme.

Ndërkohë, fanfarat e pushtetit buçasin për drejtësi, fitore dhe përparim. Sigurisht, ndonjë hap edhe është hedhur; po mbushen katër dekada në këtë të shkretë rend të ri, që duhej ta kish nderuar Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Ja që s’bëhet fjalë për nder e siguri. I bie që e gjithë mbulesa propagandistike për përparim dhe demokraci, është (më shumë se pjesërisht) e gënjeshtërt. Heqja dorë nga sistemi i ndërtuar me hile, pranimi i rotacionit të ndershëm, ikja nga mëritë politike e nga pazaret politike, duken gjëra të pamundura. Ca më keq, kur ashtu shfaqen edhe vullnetet. Një mjerim i vërtetë!

Shoqëria shqiptare duhet të ngrihet mbi këtë formë te re nëpërkëmbjeje. Ajo ka tashmë aq dijeni dhe përvojë, nga të dy rendet, nga Socializmi dhe nga Tranzicioni, për të kuptuar se punët po shkojnë keq dhe nuk mund të shtyhet pafundësisht kështu.(“Sot është një ditë tjetër. E djeshmja ka ikur.” Xh.Udën)