Tritan Kalo: Paradokse shqiptare

569
Sigal

Më tërhoqi dje vëmendjen një letër e Ministrit të Brendshëm z. Saimir Tahiri drejtuar Komisionerit të BE-së Avramopulos, në lidhje me mundësinë e asistimit të kësaj ministrie nga organizmat e ndryshëm ligjzbatuese të Europës në luftën kundër “Kanabizmit” të vendit…Deri këtu mban disi ujë pilafi…Ajo që mua më shqetson si qytetar, si prind, si mjek është fakti se në një hark kohor prej tre vitesh, nga një vend ku dukuria drogë e ‘Canabis sativa’, më e shprehur në “Republikën e Lazaratit”, e cila me zhurmë e bujë u shkatërrua dhe u mendua nga të gjithë ne se tashmë një dukuri e tillë u arkivua njëherë e përgjithmonë, një dukuri e tillë na paska dalë jashtë çdo kontrolli nga organet kompetente shqiptare, aq sa ato u drejtohen haptazi organizmave të BE-së për tu përballur me këtë “flamë” kombëtare dhe më tej…Në këto 26 vite të pluralizmit politik vetëm dy herë është kërkuar një asistencë e tillë ndërkombëtare, në vitin e errët 1997, për t’u përballur me kaosin e post-rrënimit të Firmave Rentjere Piramidale, dhe sot për t’u përballur me dukurinë e “Kanabizmit” të vendit, dukuri rrënuese e moralit politik të një shoqërie post-diktatoriale…Më shqetësues është fakti se asnjë drejtues në këtë vend nuk analizon me përgjegjësi funksionale shtetërore dhe shoqërore arësyet e mbritjes në situatë të tillë…Pas rënies plot “show-mediatik” të tam-tameve për shkatërimin e “Republikës së Lazaratit”, të mirëmbështetur nga PD dhe pas euforisë Rilindase ‘PS-ist’e të “ripastrimit të fytyrës së demokracisë funksionale” të Republikës së Shqipërisë, po del qartazi se u pastrua vetëm një “çiban” në trupin e kësaj dukurie negative, jo për të çrrënjosur një dukuri të tillë, por përkundrazi për të mundësuar në hështje “çibanizimin” e të gjithë vendit tonë…Njësoj si në kohën kur shqiptarët “pastronin dhe shtonin” pas asnjë logjikë ekonomike paratë e tyre “më të pastrat në botë” (S.B.), tashmë ata po si në 1997 pa shumë djersë, pa asnjë ndjesi morale individuale e shoqërore, pa asnjë ndjesi zhvillimore afatgjatë për të ardhmen e tyre dhe të vendit, janë lëshuar përsëri në udhën e pasurimit të shpejtë nëpërmjet “Kanabizimit” tashmë të të gjithë Shqipërisë, duke kriminalizuar veten dhe gjithë shoqërinë tonë…Në ndërkohë të tre PUSHT-SHTETET, ai Legjislativ, ai Ekzekutiv dhe ai Ligjzbatues janë përfshirë nga ethet e “pastrimit të fytyrës së tyre” të super-korruptuar, për t’u dukur të fismë dhe të virgjër në “dasmën e ardhëhme” të Vettingut, në zbatim të Reformës në Drejtësi (nëse një gjë e tillë do të mundet të ndodhë jo nga dëshira jonë, por vetëm e vetëm nga presioni ndërkombëtar), duke e lënë këtë vend nën morsat e krimit dhe të drogës…Modeli zhvillimor që kemi zgjedhur apo na është ofruar nuk është gjë tjetër veçse modeli më vrastar për të sotmen dhe të ardhmen tonë…Quo vadis Shqipëria ime?!