Tritan Kalo: Atdheu është në zgrip!

539
Është më e lehtë të bësh “ironikun, inteligjentin, batutaxhiun, turmë nxitësin, sarkastikun apo bërtitësin” dy herë në ditë në një çadër 200 m larg zyrës së rehatshme e po aq larg nga apartamenti luksoz pranë “Hotel Rogner” , dhe njëkohësisht të pretendosh se bën opozitarin, se sa: 

1- të riorganizosh një Parti të drejtuar deri më tash me dorë te hekurt dhe me shumë pak frymë demokratike brenda saj, dhe që ende nuk i ka të ngritura strukturat drejtuese të saja nëpër 61 Bashkitë e vendit, 

2- të bësh “mea culpan” e veprimeve jo racionale e antidemokratike të 13 viteve të qëndrimi në pushtet të forcës tënde politike (shkelja e embargos së naftës ndaj Serbisë, thirrjeve për mos firmosjen e Marrëveshjes së Rambujesë, manipulimi flagrant i zgjedhjeve të Majit 1996, skemat financiare piramidale, rrënimi i shtetit më 1997, grushti i shtetit i 1998, 26 vrasjet ne Gërdec, vrasjet e 4 qytetareve në mes të Tiranës me 21 Janar, përftimet financiare marramendëse me të ashtuquajturën “Rruga e Kombit” ende të pa përfunduar, faljen e 324 km katrore të territorit tonë Greqisë, etj.),

3- të bësh fushatë elektorale cep më cep të Shqipërisë ku përballë nuk ke vetëm duartrokitës fanatikë, militantë tru-shpëlarë dhe me pak individualitet, por edhe kritikë të qëndrimeve dhe veprimeve të tua, POR që janë në shpirt dhe në qëndrimet e tyre DEMOKRATË të vërtetë, dhe jo hipokritë e karrieristë sallash, çadrash apo bulevardesh, si dhe 

4- të bësh betejën tënde të drejtë në “tempullin” e Demokracisë bashkëkohore, në aulat e Parlamentit…..Në favor të kësaj kauze ka edhe shumë argumente për veprime jo të drejta dhe qartazi korruptive, përftuese, koncesionizuese sidomos në Shëndetësi, kanabizuese, okulte të kësaj Mazhorances qeverisëse PS + LSI, sa mbi to ngrihet shumë bindëse një fushatë elektorale jo bllokuese e Institucioneve Demokratike….

Megjithatë të gjithë e kanë të qartë dhe janë të bindur tashmë se Demokratizimi i Parlamentit, Reforma në Drejtësi dhe Veting-u, NUK i do asnjëra palë, sepse korrupsioni dhe vjedhja e pasurive të këtij vendi në 26 vitet që vijuan 31.03.1991, nuk kanë ngjyra blu apo të kuqe/mavi, të dyja këto veprime përbëjnë vepra penale/krime rëndë të ndëshkueshme për kryerësit e tyre, dhe nga “nxehtësia e flakëve të ndëshkimit të tyre” kanë shumë frikë se digjen të dyja palët e “politi-qenërve” si nga Mazhoranca po ashtu edhe nga Opozita….Të dyja palët janë duke aktruar përpara nesh për ndershmërinë dhe atdhedashurinë e tyre, sepse janë të sigurt që “delet e hashashizuara dhe tejet të militantizuara”, do t’u shkojnë nga pas verbazi sikundër edhe kanë bërë këto 26 vite të zhgarravitjeve tona “DEMON-KRATIKE”…. Rendi Demokratik apo “Republika e Re” nuk rivendoset me veprime të dhunshme populiste/revolucionare, sepse po rikthehemi ne gjurmët e Sistemit Politik të Internacionales Komuniste që “mbi gërmadhat e Botës së Vjetër do të ngremë Botën e Re…”, dhe sipas kësaj logjike i bije që lëvizja për ta përmbysur atë sistem në 1991, të ketë mos ketë qenë gjë tjetër veçse një HIPOKRIZI, një Gënjeshtër e madhe socio-politike, zëvendësimi i një kaste politike komuniste me një tjetër kastë politike “pseudo-demokratike”, përderisa NE na kërkohet ti rikthemi “dhunës demokratike/revolucionare”, jo më larg se 26 vite nga ato ditë të vrullshme të Lëvizjes Mbarëpopullore për përmbysjen e një Sistemi Diktatorial asfiksues për lirinë tonë të mendimit dhe shprehjes, si dhe asfiksues të ardhmërisë sonë prosperuese socio-politiko-ekonomike….…ZGJOHUNI Shqiptarë sa nuk është shumë vonë, dhe hiqni nga shpina e juaj “zgjedhën e kësaj kaste/klase politike mavi/rozë+blu”, që ju ka pirë gjakun dhe ju ka errësuar horizontin e së ardhmes suaj…ZGJIDHJA nuk është dhuna e rrugës apo thirrjet patetike për Ndërkombëtarët, që duhet të rregullojnë hallet e “shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë”…..VOTA është e vetmja forcë ndryshuese që na ka vënë në duart tona DEMOKRACIJA ….Kafeja, rakia, duhani, hashashi/heroina/kokaina thashethemet apo kurvëritë e ahengjet nëpër klubet e pafundme të vendit, NUK mundet t’iu nxjerrin kurrë nga bataku ku jemi zhytur apo t’iu hapin horizontet e një të ardhme të sigurt dhe të prospertë për të gjithë!..ATDHEU ËSHTË NË ZGRIP!…”Ajo çështja e Reformës në Drejtësi/Veting ishte lojë!”….Quo vadis Shqipëria ime?!
Sigal