Tirana ose kryeqyteti me histori të falsifikuar

678
Sigal

Emri i Kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, vazhdon të interpretohet me shtrembërime e gabime të mëdha të realitet historik

 Për fat të keq edhe në literaturën europiane, e më gjerë, deri në ditët tona ende qyteti i Tiranës njihet si një qytet që qenka themeluar nga një shqiptar i turqizuar i quajtur Sulejman Pashë Bargjini prej Mulleti. Si depërtoi në literaturën europiane ky version historik për themelimin e Tiranës? Edith Durham, pasi njihet me historinë e këtij qyteti, që ia servirën vendasit, thotë:“Tirana është themeluar me 1600 nga një bej i pasur, i cili i vuri këtë emër për kujtim të një fitoreje të turqve në Teheran të Persisë.” ( E.Durham “Brenga e Ballkanit” fq. 92). Sipas kësaj servirje emri ‘Tiranë’ na del i ardhur prej Irani si derivat i këtij qyteti, gjë që është absurde dhe plotësisht e pavërtetë. I njëjti shpjegim i emërtimit është shkruar edhe te “Enciklopedia Europiane”, botimi italisht, ku thuhet: ” Tirane da Teheran, nome che le diede, quando la fondo al principio del secolo XVII, il generale turco Suleyman Pascià…” (“Albania” botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, 1965 fq 390.).

Nga Ndoc  Selimi

Xhevat  Ukshini

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf