Thomas Patrick Melady*/Në 100 Vjet Shtet: Shqiptarët, krah për krah me pragmatizëm fetar

557
Sigal

*Ish Ambasador i SHBA-së në Vatikan, Kombet e Bashkuara dhe Burundi

 Një indikator bazë mbi gjendjen e institucioneve demokratike të një vendi në ditët e sotme, është niveli i Lirisë Fetare, në këtë vend një shekull më parë.

Së pari, pozicioni i shtetit në lirinë e fesë është reflektuar natyrshëm në kushtetutë. Korniza ligjore dhe politike e Shqipërisë është në përputhje me lirinë fetare. Kushtetuta aktuale garanton lirinë e besimit fetar, gjithashtu shume ligje dhe akte të tjera  kontribuojnë në ushtrimin e lirë të besimit fetar në Shqipëri.

Raporti ndërkombëtar i lirisë fetare i botuar nga departamenti i shtetit përfshin deklaratën e mëposhtme në lidhje më lirinë e fesë në Shqipëri:

“Kushtetuta garanton lirinë e fesë, dhe ligje të tjera dhe amendamente kontribuojnë në praktikimin e lirë të fesë. Qeveria respekton lirinë fetare në predikim…ligji i të gjitha niveleve mbron këtë të drejtë plotësisht kundër dhunës, qoftë ajo nga shteti apo sektori privat. Shteti është laik. Sipas kushtetutës, nuk ka asnjë fe zyrtare dhe të gjitha fetë janë të barabarta; sidoqoftë, komunitetet kryesore fetare ( janë Mysliman Sunni, Bektashi, Ortodoks, dhe Katolik) gëzojnë njohje zyrtare të pranueshme (psh. Festa zyrtare) dhe statusi social i bazuar në praninë e tyre historike në vend.  Festat zyrtare përfshijnë ditët e shenjta për të gjitha fetë kryesore.”
Diktatura e Hoxhës: një ëndërr e keqe për Shqipërinë

Sot gjendja e lirisë fetare në Shqipëri është krejt ndryshe nga periudha e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Ky i fundit menjëherë sapo mori pushtetin në krye të Frontit Demokratik në 1945, vendosi ndryshime drastike.

Pronat e institucioneve fetare u shtetëzuan, dhe pronat e manastireve, dioqezave dhe famullive e kishin të kufijëzuar në 20 hektar sipërfaqen e tokës. Duke u bazuar në reformën agrare të vitit 1946, toka bujqësore në Shqipëri u rishpërnda. Shumë nga klerikët dhe lidershipi i besimeve fetare u torturuan dhe ekzekutuan. Më 1946, të gjithë klerikët e kishës katolike romake u dëbuan…një goditje e rëndë për një numër të madh shkollash dhe qendra të përkrahjes sociale në vend.

Politika e diktaturës Hoxhiane rrjedh nga mendimet personale të Hoxhës për fenë. Ai ka qenë dhunshëm kundër fesë, dhe objektivi i tij ishte, të bënte Shqipërinë një vend ateist.

Kjo është arsyeja që periudha komuniste Shqiptarë ishte më e egra ndaj institucioneve fetare krahasuar me vendet e tjera në Europën Lindore dhe Ballkan.
Periudha anti fetare e diktaturës së Hoxhës arriti pikën kulmore me kushtetutën e vitit 1976 ku neni 55 ndalonte veprimtaritë fetare

Ëndrra e keqe Hoxhiane, ishte një anomali në jetën Shqiptare.

Shqipëria është njohur si një vend me tolerancë. Edhe në 5 shekuj të regjimit Osman, i cili konvertoj 70 përqind të popullsisë shqiptare në Myslimane, periudhë që nxori shtresën e pasur myslimane në skenën e elitës Shqiptare, vazhdonte ende toleranca ndaj besimeve të tjera fetare.

Kushtetutat e miratuara përpara diktaturës së Hoxhës, të gjitha kanë pasur përfshirë se Shqipëria nuk kishte besim fetar zyrtar, përcaktonin se besimet fetare ishin të respektuara dhe përmbanin se të gjithë Shqiptarët kishin të drejtën të zgjidhnin besimin e tyre fetar apo të refuzonin besimin fetar nëse e dëshironin. Këto ishin ndjenjat e vërteta të popullit shqiptar, dhe këto ndjenja dhe besime…krah për krah me pragmatizmin fetar…kanë qenë një pjesë e brendshme e Kulturës Shqiptare.

Situata në Shqipërinë e sotme

Me ardhjen fund të diktaturës së egër të Enver Hoxhës, Shqipëria u kthye në traditën e saj të shëndoshë dhe të gjatë, të lirisë Fetare. Sot, institucionet fetare luajnë një rol të rëndësishëm në fushën e arsimit. Kryeministri Sali Berisha është në krye të qeverisë për dy mandate prej viti 2005 dhe një figurë kyçe në jetën politike të Shqipërisë, që pas rënies së qeverisë komuniste. Ai ka qenë dhe është një mik i vendosur dhe i besueshëm i Shteteve të Bashkuara. Në bisedat e mia me Z.Berisha, është e dukshme, se ai është i ndjeshëm ndaj traditës shqiptare të lirisë fetare dhe tolerancës.

Institucionet Arsimore Fetare

Ministria e Arsimit në Shqipëri konfirmon se shkollat publike janë laike, dhe indoktrinomi fetar në këto shkolla ndalohet me ligj. Nga më shumë se 100 institucione arsimore të lidhura me shoqata dhe fondacione, 15 kanë prirje fetare.

Sipas ligjit, shkollat me prirje fetare duhet të licencohen nga ministria e Arsimit, dhe kurrikulumi duhet të jetë në përputhje me standardet kombëtare të Arsimit. Një numër shkollash të licencuara janë nën administrimin e grupeve myslimane dhe katolike, të cilat nuk kanë pasur ndonjë problem në marrjen e licencave për hapjen e këtyre shkollave. Faktori i fortë kulturor i tolerancës është i pranishëm në sistemin arsimor në Shqipëri.

Shqipëria dhe Kosova
Shqipëria po jep një shembull shumë të mirë për Kosovën, shtetin fqinj që ka fituar pavarësinë prej 2008. Sfida në Kosovë për liri fetare mund të jetë edhe më e madhe për arsye të konflikteve etnike midis komuniteteve Shqiptare dhe atyre Sërbe. Lidershipi Shqiptar ka qenë një force e rëndësishme në promovimin e tolerancës në Kosovën fqinje, një vend me popullsi myslimane.
“Feja e shqiptarit është Shqiptaria”

Në kuadrin e politikës aktuale amerikane, e cila bënë thirrje për thellimin e dialogut me vende kryesisht myslimane, është një fat që në brigjet e Adriatikut, në zemër të Europës, është një vend ku 70 përqind e popullsisë i përkasin besimit mysliman dhe dy besimet e tjera kryesore, Ortodoksët  dhe katolikët, qe përbëjnë 20 dhe 10 përqind të popullsisë gëzojnë liri të plotë besimi.

Është gjithashtu një fakt se ky nuk është një fenomen i ri, por ashtu si Pashko Vasa, intelektual shqiptar i shekullit të XIX, ka thënë, se “feja e Shqiptarit është Shqiptaria”. Ky aspekt historik dhe i mishëruar në kulturën Shqiptare shërben si një shembull i lirisë fetare për vendet e tjera me popullsi kryesisht myslimane. Kjo është një arsye e rëndësishme për të siguruar marrëdhënie pozitive bilaterale midis SHBA dhe Shqipërisë. Në vizitat e mia në Shqipëri gjatë dekadës së kaluar, karakteristika kryesore kulturore, e cila është gjithmonë e pranishme në këtë shtet me pluralizëm fetar, është toleranca. Shqiptarët, që i përkasin tre besimeve të ndryshme, jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Në këtë vend me shumicë myslimane Papa Gjon Pali II vizitoi Tiranën zyrtare më 1993, dhe po punohet për themelimin e Universitetit Katolik në Shqipëri. Në këtë dekadë të dytë të mijëvjeçarit të tretë, Shqipëria ka marrë vlerësime maksimale për vendosmërinë e saj drejt lirisë fetare dhe tolerancës. Toleranca është pjesë e traditës shqiptare. Diktatura e Hoxhës ishte një periudhë brutale. Tranzicioni demokratik ka qenë i vështirë, por tani traditat demokratike të mirëfillta janë rivendosur. Tradita e tolerancës fetare shqiptare shumë shpejt u rigjallërua si një faktor i rëndësishëm në jetën kulturore dhe qytetare të vendit.

Shqipëria, ky vend me shumicë myslimane, është një shembull që tregon se liria e besimit fetar dhe vlerat e fesë islame jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por edhe të lulëzojnë së bashku.

Përkthyer nga gjuha Angleze: Peter M. Tase