Terrin mes dy dritave se duron ylli që shkoqet as njeriu, Martin Camaj

421
Sigal

Nga Frank Shkreli

Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

“Ex Malo Bonum”, është një citim latinisht nga Shën Augustini, që në shqip mund të përkthehej se, nga një e keqe vjen diçka e mirë.

 

Nga fillimi i muajit korrik qe botuar një shkrim nga Auron Tare për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn, një “studim”, siç u quajt nga disa, që akuzon Koliqin dhe Camajn si poliagjentë dhe kolaboracionistë të forcave më të errta anti-shqiptare.  “Studimin” e botoi portali nga Nju Jorku, “Peisazhe të Fjalës”.  Bazuar në absurditetin e akuzave dhe aludimeve të Auron Tares, për nja dy javë, “studimi” i Auron Tares u bë çështje e ditës, media shqiptare, përfshirë televizionin, sikur nuk kishte halle më të mëdha për shqiptarët, i kushtonte kohë dhe hapësirë, nga nata në natë. Auron Tare për pak kohë u bë “TV star”, si rrjedhim i akuzave dhe aludimeve të tij pa bazë.

 

Martin Camaj

Këtyre zërave, modestësisht, iu bashkova edhe unë në atë kohë duke thënë se megjithë pretendimet e Tares, “studimi” i tij nuk sillte asgjë të re, që nuk dihej më parë.  Për më tepër, mua dhe shumë të tjerëve, na u duk se pretendimet e Auron Tares ishin një shpifje me qëllim baltosjen e këtyre dy shkrimtarëve. Aludimet dhe të pretendohej se këta dy shkrimtarë të njohur të kombit shqiptar ishin poliagjentë dhe anti-shqiptarë, m’u duk mua dhe shumë të tjerëve si diçka që kishte dalë nga tryeza e Enver Hoxhës, në kulmin e luftës së ftohtë.  Me atë rast, thashë gjithashtu se shkrimi ose “studimi” “Dritëhije në Histori” i Auron Tares, botuar në portalin e ArdianVehbiut, “Peisazhe të Fjalës” në Nju Jork, nuk ishte as i“rrallë”, as “origjinal”, siç pretendohej nga autori dhe botuesi.

 

Sidoqoftë, debate rreth këtij “studimi”, ishte ai që ishte, me qëndrime pro nga autori dhe botuesi dhe ndonjë mbështetës i tyre, që siduket mezi kishin pritur rastin të hedhnin baltë kundër dy shkrimtarëve të njohur shqiptarë, ndërkohë që shumë të tjerë shprehën pikëpamjet e tyre kundër “studimit”të Auron Tares, për mungesë dokumentacioni dhe sidomos, për interpretimet dhe aludimet dashakeqëse, pa mbështetje dokumentacioni.

 

Por, siç ka thenë Abraham Linkolni,në fund të fundit “E vërteta është, zakonisht,mbrojtja më e forte dhe më e mire kundër shpifjeve”.  Zot ruajna prej atyre që të mirës si thonë e keqe dhe të keqes të mirë. Por, siç ka thënë edhe ShënAugustini, Shpesh ndodh që edhe nga një e keqe,  siç ishin shpifjet publike të Auron Tares kundër Koliqit dhe Camajt, ndodh që vjen diçka e mirë.

 

Në këtë ndërkohë, me të thënë të drejtën, u gëzova kur mora vesh se Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, (AIDSSH) ka në plan të organizojë, këtë javë, një tryezë të rrumbullakët me rastin e 95-vjetorit të lindjes(21 Korrik, 1925).  Specifikisht, në njoftimin e AIDSSH-së  thuhet se, “Në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, AIDSSH-ja,  me partnerë,organizon tryezën e rrumbullakët, “95 -vjet Martin Camaj – vepra dhe përndjekja”, me pjesëmarrjen e familjarëve, bashkëpunëtorëve akademikë, studiuesve brenda dhe jashtë vendit e institucioneve publike.

Më 28 gusht, ora 18.00, live nga Pallati Presidencial nëTiranë. Thuhet në njoftimin e botuar në faqen facebook të AIDSSH-së.Ndërkohë, AIDSSH-ja kërkon nga të interesuarit se,“Për shkak të interest të lartë për pjesëmarrje në tryezën e rrumbullakët “95 -vjet Martin Camaj – vepra dhe përndjekja” dhe kufizimeve të detyruara në kushtet e përhapjes së COVID-19, të interesuarit që marrin pjesë në aktivitet janë të lutur të dërgojnë email të konfirmimit të pranisë së tyre në [email protected] Brenda datës 27 gusht 2020, e enjte.

 

AIDSSH-ja  njofton gjithashtu se ashtu siç është lajmëruar edhe më herët, aktiviteti do të transmetohet “live” nga AIDSSH-së dhe media të pranishme.

 

Concept &Grafic Design: Henrik Lezi

 

Uroj që tryeza e rrumbullakët e AIDSSH-së, për Jetën dhe Veprimtarinë e Martin Camajt, të hedhë dritë mbi shpifjet dhe aludimet propagandistike të ish-regjimit komunist, në përgjithësi si dhe të atyre nostalgjikëve modern të atij regjimi, të cilët duan që me çdo mjet të baltosin dy figurat më të njohura të letrave dhe historisë shqiptare. Por, mbi të gjitha, uroj që qëllimi dhe përfundimi i kësaj tryeze të jetë zbardhja e të vërtetës, për jetën dhe veprimtarinë e Martin Camajt, përfshirë dhe akuzat dhe aludimet e kohëve të fundit kundër tij, sepse këtë do të donte edhe ai vetë,  të vërtetën, me të gjitha të mirat e të këqiat, asgjë më pak, as më shumë se të vërtetën! Që drita e së vërtetës të zëvendësojë terrin e akuzave djallëzore të kundërshtarëve të tij, “shpendmishngranës me fytyrë njerëzore”, sepse “Terrin mes dy dritave ‘s’e duron ylli që shkoqet, as njeriu…” Martin Camaj.

 

Ismail Kadare e ka quajtur Martin Camajn, “Shkrimtari i Lartësive, që i ka strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta në një lartësi që iu siguronte pavarësinë. Ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit të katrahurës shqiptare, asaj së cilës kujtonte se i kishte lënë lamtumirën”, ka shkruar Kadare. Fatkeqësisht, “katrahura shqiptare”,të cilës i referohet Kadare,  sidomos në fushën politike dhe letrare,  është ndoshta më e theksuar sot se kurdoherë tjetër që prej kohës së komunizmit. Sot më shumë se kurrë, në këtë rrëmujë në të cilën ndodhet Shqipëria dhe bota shqiptare, thirrja e Camajt për “Afrim të Shqiptarëve”,është më aktuale se kurrë. Uroj që pjesëmarrësit,  në tryezen e rrumbullakët të enjten në Tiranë, për jetën dhe veprimtarinë e Martin Camajt, organizuar nga AIDSSH-së,  të dalin nga ajo conference më të bashkuar në përpjekjet e tyre, për të hedhë më shumë dritë mbi të vërtetën dhe më jo baltë mbi jetën dhe veprimtarinë e Martin Camajt.

 

Frank Shkreli*

Për një mendim ndryshe, për personin dhe dosjen e Martin Camaj, mund të ndiqni një intervistë me të Sonila Boçi Pepivani, Akademia e Studimeve Albanologjike, të Fatmira Nikollit në “News24”:

https://www.youtube.com/watch?v=RiwvZoCB3KA

Përmbledhje e shkurtër e intervistës nga “News 24”: Martin Camaj, në dritë dosja e shkrimtarit, Sonila Boçi: “Dosja e Camajt, jo e zakonshme “Nuk është dosje bashkëpunëtori, por të përndjekuri”. Historiania: “E kanë arrestuar që ta përdornin. Dokumenti, “Camaj bashkëpunëtor nën detyrim” “Dosja nuk flet për torturë, thuhet u mor me force” Boçi: Dosja thotë që Camaj e dezinformoi Sigurimin “U arratis me ata që i kërkuan të denonconte” “Komiteti i Prizrenit?” Nuk del roli i Camajt atje” “Përmendja e Camajt dhe roli janë gjëra të ndryshme” Camaj zero marrëdhënie me Politikën. Boçi: Camaj agjent? Do të ishte krejt atipik! Boçi: Në dosje ngatërrohen faktet me opinionet, “Dosja e Camajt nuk ka fakte, duhet vërtetuar” Sonila Boçi: Ç’mitizim? Atdheu e partia ishin një.  Boçi: Po të ishe kundër partisë, ishe tradhëtar—Sonila Boçi, historian. Gazetare, Fatmira Nikolli

 

https://www.youtube.com/watch?v=RiwvZoCB3KA

Një bashkëpunimi #IH_ASA me #AIDSSH

Fatmira Nikolli Sonila Boçi Pepivani  Akademia e Studimeve Albanologjike- faqe zyrtare News 24

Martin Camaj, ne dritedosja e shkrimtaritSonilaBoçi: Dosja e Camajt, jo e zakonshme “Nukeshtedosjebashkepunetori, por teperndjekuri” Historianja: E ka…

YOUTUBE.COM

Martin Camaj në dritë – dosja e Sigurimit për shkrimtarin, përndjekje, detyrim e letra anonime. SonilaBoçi: Dosja e Camajt, jo e zakonshme “Nuk është dosje bashkëpunëtori, por  të përndjekuri”

Poezi nga Martin Camaj

VRASJA E POETIT

Liria e fshehun ndër vargje
të poezisë
nukishte vetëm:
para tyne rrishin galuc roje
shpend mishngranës
me fytyrë njerëzore.

E ti ishe për ta nji bletë
tue u rropatë ka drita në qelq,
andej kufijve tëbotës
njerëzore.

 

SHKUSHULLIM

Kush iu kujtue territ që bie në luginë mbas fikjes së yjve
para agimit?
Shkatrruesi i vetes, nji krip-bardhë
e gjeti se koha e mungët
mes dritave
I hyn në palcë gurit
dhe ashtit njerëzor.

Terrin mes dy dritave
s’e duron ylli që shkoqet,
as njeriu
.