Tallja me shqiptarët e prodhuesve të bukës dhe nutricionistëve…

314
Nga Granit Sokolaj
Dëgjova sot shumë shkurt, Kryetarin e Shoqatës së Prodhuese të Bukës, në emisionin Wake Up në Top Channel. Fatkeqesisht arrita të dëgjoj shumë pak nga fundi se çfare deklaroi dhe fatkeqesisht, është tallëse për shqiptarët. Furrat tona gatuajnë shumë pak me dru dhe tashmë s’kanë as hi që t’jua hedhin shqiptarëve në sy. “Do rrisim çmimin, sepse do rrisim cilësinë”. Për të qeshur sigurisht, sepse kjo s’ka asnjë lidhje e për të qarë sërish, se logjika më bën të mendoj se paskemi ngrënë ashkla deri sot. Duke e njohur të gjithë industrinë dhe zinxhirët e saj, unë e di me siguri që, të paktën 3-4 vitet e fundit, cilësia e bukës është rritur, përgjithësisht dhe ne kemi bukë shumë të mirë, siç ka edhe shumë raste abuzimesh. Por, kur dëgjoja Kryetarin e Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, të thotë që po nuk rritem çmimin, nuk rrisim dot cilësinë, pyeta veten, “çfarë paskemi ngrënë deri sot”? Përse sot u kujtuan për cilësinë dhe këta si shoqatë, nuk folen para 1,2,3 apo 7 vitesh, t’u thonë shqiptarëve që ne nuk prodhojmë bukë cilësore dot në këto kushte? T’i thonë shtetit? Si do rritet cilësia, nëse rritet çmimi, kur do punojnë me të njëjtin grurë e miell, vetëm me çmim pak më të lartë? Madje, ndoshta dhe më të keq se i deritanishmi, ose për disa muaj të paktën, sepse Rusia e vende tjera që janë prodhuesit më të mëdhenj global, po ulin eksportet në mënyrë drastike, për shkak të motit të thatë dhe prodhimit të ulët. Si do rritet cilësia e bukës, nëse rritet çmimi, kur ky i fundit po justifikon mungesën e grurit, por rritjen drastike të kostove të transportit, që në fillim të pandemisë? Të nderuar furrtarë, e ju të shoqatave që i “menaxhoni”! Shqiptarët nuk mund të mashtrohen lehtë. Aq më pak, kur po tentoni të fusni dorën direkt në xhepin e tyre. Shqiptarët e dinë mirë qe keni abuzuar me ta historikisht e veçanërisht me cilësinë, meqë sot e pranuat e konfirmuat edhe vet, me zë e figurë. Por mos luani me zjarrin! Ju vërtet e keni gjetur këtë vend ku çdokush mund të bëjë gjithçka që do, mjafton të paguajë shtetarët. Por ndoshta shqiptarët do ia heqin vetes lakun nga fyti, të cilin jua keni shtërnguar ju dhe tani po tentoni t’i mbysni, e do jua vënë ju. Po, po, Ju! Pikërisht ju! Hajdutër, që meqe paskeni abuzuar me cilësinë deri sot, se me peshën po e po, duhet të shkoni në burg, e atje, të ushqeheni me atë bukën e pisët të blerë me tendera. Të mos flasim me pas për nutricionistët, se kohë e çuar dëm, kur thonë që, le të rritet çmimi, që shqiptarët të hanë më pak bukë e të ruajnë peshën apo t’a ulin. Jo zonjë! Shqiptarët duhet të kenë gjithë komoditetet e mundshme, lek në xhep, bukën siç është, e të zgjedhin vet më pas nëse duan të konsumojnë shumë apo pak bukë. Fundja me çfarë do ushqehesh t’i se s’do kesh as klient më?! 45 vjet komunizëm, 30 vjet tranzicion, por edhe gjatë shekujve, nuk e kanë ngopur dot shpirtin siç duhet. Edhe sot doni t’i privoni? Turpi ju mbuloftë!
 
Sigal